🌹Ishte thjeshtë një telefonatë, pas të cilës çështjet morën një rrjedhjë, që si paramendonte dot askush më parë.

Home

🌹Ishte thjeshtë një telefonatë, pas të cilës çështjet morën një rrjedhjë, që si paramendonte dot askush më parë.

🌹Ishte thjeshtë një telefonatë, pas të cilës çështjet morën një rrjedhjë, që si paramendonte dot askush më parë. Ngjarje e përjetuarὄ

Hoti: I lejova zgjedhjet e Serbisë në Kosovë sepse ka marrëveshje me ndërkombëtarët
Shitësi dhe familja skamnore
Mos u sill kurre keq me prinderit, Ja si repsketohet prindi ne Islam

🌹Ishte thjeshtë një telefonatë, pas të cilës çështjet morën një rrjedhjë, që si paramendonte dot askush më parë.

Ngjarje e përjetuar👇
pak e gjatë, por lexojeni se jamë i sigurtë që me lejen e Allahut ngjarja do të reflektojë pozitivisht tek ju!

Të nderuar vëllezër, në gjokset e disa njerëzve besimtarë, fshihen nganjëherë përmasa të mbëdhaja sinqeriteti, saqë dhe vetë njëriu se ka idenë se sa i sinqertë është me Zotin e tijë.
Thjeshtë atë që din ky njëri për veten e tijë, është dëshira dhe vendosmëria e tijë për të bërë khajër.

Fillimisht po përshkruaj pak situatën në kohën para se të ndodhte ngjarja, për të kuptuar më mirë atë që do të vijoi më pas in sha a Allah.

Në vitin 2012, duke parë shumë djem të rinj besimtarë që shpërndanin literaturë islame (në gjuhën e vendit) nëpër sheshet e qytetit, në vendin ku jetojë. Duke parë dhe vështirësitë që kishin këta vllezër për të siguruar dhe botuar libra fetarë enkas për jo muslimanët, mora iniciativën për të botuar dhe për t’i siguruar vllezërve libra nga shoqata të ndryshme fetare islame në botë, për të plotësuar nevojat e vllezërve gjatë shpërndarjes, dhe mbi kët, për të fituar kënaqësinë e Allahut Teala (kjo e fundit është e vetëkuptueshme)!

Fillimisht filluam me botimin e fletëpalosjeve të ndryshme në gjuhën e vendit (të webseitit, islamifejaevërtetë), pastaj me libra të ndryshëm daveti, pastaj pak më vonë me botimin e përkthimit të Kuranit.

Shpërndarjen e Kuranit më parë e bënin disa vllezër, të cilët pas një kohe për shkaqe të ndryshme e lanë këtë gjë.
Gjë që na vuri para një problemi të madh në atë kohë ngase ishim të pa përvojë në këtë drejtim.
Mirëpo Allahu e lehtësoi, duke u lidhur me vllezër nga një vend fqinjë, të cilët flasin të njëjtën gjuhë si në vendin ku jetoj, të cilët na garantuan neve botimin e Kuranit përderisa ne vetë i marrim shpenzimet tona përsipër!

Elhamdulilah kjo gjë u bë një lehtësim i madh për ne dhe për djemt që merreshin me shpërndarjen e literaturës islame, veçanërisht të Kuranit.
Mirpo lidhja me këta vllezër që na e botonin Kuranin, na kushtëzonte që dhe ne të dilnim me tryeza në rrugët më të frekuentuara të qytetit, me leje nga bashkia, për të shpërndarë përkthimin e Kuranit në një formë më profesionale, e cila do e mos do të binte në sy tek mediet, njerzit e thjeshtë, politikës (anti islame) dhe veçanërisht sigurimit të shtetit.

Tani u vumë në njëëë…mund të them, ‘një siklet të madh’, ngase ishim siç thash më lart, të pa përvojë në këtë drejtim, dhe nga ana tjetër kjo punë donte dhe një guxim të madh, ngase me këtë lëvizje do të ishe shenjë shënjestëre e medieve dhe e politikës islamofobe në vend, dhe po ashtu në qëndër të vëmendjes të sigurimit të shtetit.🤷🏻‍♂

Si fillim e filluan dy vllezër të khajrit shpërndarjen me tryeza, pasi vetë kisha punën si Imam xhamije që smë lente shumë hapsirë për ta bërë vetë këtë shpërndarje tërë ditën, por pas dy javësh e ndërprenë këta vëllezër shpërndarjen për shkaqet e tyre personale.

Pasi për disa javë ngelëm pa shpërndarje, më bën një telefonatë një #motër muslimane jo shqiptare, e frymëzuar nga shpërndarja e Kuranit në disa vende të tjera të europës,
(ku atje merrnin pjesë edhe motra muslimane gjatë shpërndarjes së Kuranit) dhe më thotë se dua dhe unë të dal me ju të shpërndaj Kuranë, për të fituar kënaqësinë e Allahut!🤷‍♂️

Këtu ngela.🤷‍♂️
Kërkonim vëllezër por jo motra, ngase së pari për motrat kishim frikë se mos sulmoeshin gjatë shpërndarjes nga njerëz me bindje rraciste, ose duhet ti rrije mbrapa si bodyguard për ti mbrojtur në çdo rast🙆🏻‍♂

Pastaj për përzirjen mes motrave dhe vllezërve mos të flasim fare.

Çfar bëra? Si thash që nuk na nevojitesh, as që kemi frik se mos …. ,por thjeshtë për mos ta vrarë shpirtërisht dhe për mos ta zhgënjyer, ja bëra çështjen e marrjes së lejes nga komuna aq të vështirë duke ja shpjeguar, me shpresë se do të lodhej dhe do ta lente vetë.
I thashë që leja merret kështu dhe ashtu, duhet të jeni të paktën 4 motra sëbashku në tryezë, të lexoni përpara mjaft për fenë ngase do tju parashtrojnë njerëzit jo muslimanë pyetje të ndryshme….e kështu me radhë.

Mirpo çështja ishte vendosur diku tjetër (mbi qiellin e shtatë😉) që kjo motër do të sillte ndryshimin në këtë vend me lejen e Allahut Teala.

Ajo kërkoi e kërkoi derisa e gjeti mënyrën për tju dhënë leja e shpërndarjes nga komuna, derisa ju aprovua, dhe pastaj më bën prap një telefonatë e gëzuar që ja arriti të merrte leje për 4 herë (një herë në javë), dhe më thotë që tani më duhen Kuranët, tryeza, mbulesa e tavolinës, zbukurimet me lule…etj.
Këtu ngela sdija ça të bëja🤦‍♂
Nejse, skisha rrugë tjetër, dhe sipas lejes, që i kishte marrë cdo të premte të muajit,
🤦‍♂ ku unë kisha dhe hytben për të mbajtur, duhet t’i plotësoja asaj të gjitha kushtet që kërkonte.

Erdhi dita, dhe pasi ja kisha bërë të gjitha gati, vjen vetëm, edhe pse kishim rënë dakort që ajo duhet ta bënte shpërndarjen me tre motra të tjera e jo vetëm!

Por më tha që motrat, pasi i kishin premtuar, nuk patën mundësi sot të vinin.😕

Ça me bo? Të rrija vetëm me të aty nuk shkonte, pastaj më vonë më duhej ta leja vetëm për shkak të hytbes disa orë, ngase shpërndarja ishte nga ora 9 e mëngjesit deri në 7të të darkës.

Nejse, nejta aty deri para hytbes pastaj ika, dhe kur shoh pas hytbes, më kishte marë nja 20 herë në telefon!
Thashë, mos o Zot ka ndodh nai gjo se ndryshe ska pse të mari kaq herë në telefon.
E marr e pyes çfar ka, dhe më thotë që skam më Kuranë për të shpërndarë.
Të gjitha ikën për dy orë ( 200 kopje)!

Me nxitim shpejtova pas hytbes me disa vllezër me makinën plot me kartona Kurani, dhe kur vajtëm atje, çtë shohim 👀!!!
një femër pa mbulesë, me mini fun
(miniç, ks) po shpërndante Kuran me të.
🤦‍♂OMG

E pyeta atë motër se çfar bën kjo🧚‍♂ këtu?!!! Më tha që është muslimane dhe ka dëshirë të madhe të shpërndajë dhe ajo Kuranë për hir të Zotit.

Ça me bo prap?!
E lash derisa iku vetë shyqyr pas një kohe, dhe në fund i vura kësaj motre disa kushte.
O të vijë herën tjetër me tre motra të tjera me veshje islame, o ska më shpërndarje për të!

Erdhi e premtja tjetër, kur prap ajo vjen vetëm, duke më premtuar se pak më vonë do të vij një shoqe e saj për ta ndihmuar gjatë shpërndarjes.😏

Për mos ta zgjatur shumë, kësaj motre po i pëlqente kaq shumë shpërndarja e kuranit saqë shkoi dhe kërkoi disa herë të tjera leje në komunë të cilat më pas ju aprovuan.

Do të thoni ju tani, po vllezrit ku ishin?
Apo skishit fare?!

Tani vijnë dhe vëllezrit në looojëëë😉

Duke ndjekur vëllezërit shpërndarjen e Kuranit nëpërmjet facebook-ut, me në krye një motër që i kishte dhënë Allahu dhe bukuri, filluan vizitat e vllezërve beqarë në tryezën e Kuranit.😼😾😾😾😾😾😾

Tani më erdhi një moment ku unë duhet të vendosja patjetër një diçka se kështu nuk shkonte më puna.
Po si tja thoja?

Kur elhamdulilah pas një kohe të shkurtër më thotë që nuk ka më mundësi të na ndihmojë më me shpërndarjen për shkak të punës që ka, por vetëm punët me zyrat e komunës kishte mundësi t’i ndiqte për ne nëpërmjet email-it.
Dhe pikërisht kjo ishte dhe ajo që unë kërkoja dhe doja prej saj.

Pra të mbeste komunikimi me të vetëm nëpërmjet email-it.

Mirpo ishte kjo motër ajo që e mori guximin dhe na e mësoi atë, që ne fillimisht se patëm, për të arritur këtë gjë kaq madhështore.😞

Tju themë të drejtën, unë fillimisht se kisha këtë guxim ngase siç ju thashë më lartë, kjo punë do të më përplaste gjatë kohës me instancat më të larta të shoqërisë, mediat, politikën, sigurimin e shtetit…etj. Dhe kështu ndodhi vërtetë më pas.
Jo se kisha frikë, por shpirtërisht dhe me iman nuk isha gati akoma.

Më vonë kjo gjë u bë normale për mua, por nisjen e bëri tjetër kush.
(Pra sevapin rrjedhës -in sha a Allah- e mori tjetër kush)

Një ditë prej ditësh, para festave të krishlindjes këtu në këtë vend të krishterë, i kërkoj kësaj motre që të kërkonte leje nga bashkia që të na lejonin përpara njërës prej qëndrave më të mbëdhaja tregtare të qytetit.

Elhamdulilah leja erdhi pozitiv, por kur shkoj atje me një vlla për të shtruar tryezat, vendi që kërkuam para derës na e kishin dhënë nga pjesa e mbrapme e qëndrës tregtare ku skalonte këmbë njëriu.
Aty ishte një semafor ku nganjëherë njerzit dilnin me nxitim nga makinat për të ardhur për të marrë një Kuran, se ndryshe skishte mundësi tjetër.

Tju them të drejtën u mërzita shumë me kët motër që su tregua e vëmendshme për përcaktimin e vendit.

Kur gjatë ditës ndalon aty një makinë para tryezës, zbret prap një MOTËR muslimane e cila kërkonte të fliste arabisht me njërin prej nesh, dhe pas një bisede më tregon se burri i saj punonte për një shoqatë kulturore Saudite në vend, dhe se kishin botuar shumë libra fetarë për panairin e librave, por skishin shpërndarë asgjë dhe që skishin se ku ti shpërndanin.

Më dha pastaj numrin e telefonit të bashkëshortit të saj, dhe pasi i vizitova në zyrën e tijë të hënë në mëngjes, më tregon magazinën e tijë plot me libra fetarë, ndër to, jeta e Profetit alejhi es selam, libri Rijadus salihin, sahih Muslim dhe plotë kartona me Kuranë me përkthime të ndryshme të botuar nga shtypshkronja e mbretit në Medine/KSA.

Kur i pashë këto sasi të mbëdhaja paletash me libra të cilsisë së botimit më të lartë, me vlerë mbi 100000€, ju betohem në Allah, mu duk vetja si në ato filmat e vjetër me piratë që hynin në ndonjë shpellë të një ishulli, ku gjenin aty thesare të shumta.

Kjo që gjeta aty ishte më tepër se sa një thesar si ato nëpër filma.
Ishte fjala e Allahut dhe thënjet autentike të Profetit alejhi es selam.

Gjatë kësaj ngjarje ku u mërzita për shkak të vendit mbrapa qëndrës tregtare, mu kujtua ajeti i Allahut në Kuran…

وَعَسَىٰ أَن تَكْرَهُوا شَيْئًا وَهُوَ خَيْرٌ لَّكُمْ ۖ وَعَسَىٰ أَن تُحِبُّوا شَيْئًا وَهُوَ شَرٌّ لَّكُمْ ۗ وَاللَّهُ يَعْلَمُ وَأَنتُمْ لَا تَعْلَمُونَ (216) البقرة
…dhe ju ndoshta urreni diçka mirpo ajo është khajer për ju, dhe ju ndoshta doni diçka mirpo ajo është sherr për ju, Allahu din (gjithçka) dhe ju nuk dini. El Bekareh 216

Nga ky moment filluam përveç projektit të Kuranit dhe Projektin e shpërndarjes së Sunnetit të Profetit alejhi es selam.
Jo se përpara nuk donim ta bënim një gjë të tillë, por thjeshtë ne, me zorin më të madh po botonim Kuranët, kështuqë skishim mundësi financiare dhe logjistike ta përballonim dhe një projekt tjetër të tillë.
Mirpo erdhi ky projekt nga aty ku se pritnim fare😌
Ky projekt sot vazhdon akoma elhamdulilah dhe do të vazhdojë me lejen e Allahut deri sa të kemi jetë dhe iman në këtë dynja kalimtare.

Më e çuditshmja është se kjo motër nuk din asgjë fare nga kjo që po ju tregoj.

Këto mijëra Kuranë që janë shpërndarë shkaku i sajë, do të jenë in sha a Allah sadaka rrjedhëse për të në botën tjetër, gjithashtu dhe projekti i sunnetit, gjë për të cilën ajo sdin gjë fare.

Njëriu besimtarë nuk e din se sa i bereqetshëm është tek Allahu.

Shpresoj dhe lutem për atë motër, për veten dhe për të gjithë besimtarët që kanë dhe kontribojnë akoma për këtë projekt, që të na i pranojë dhe shumfishojë Allahu këto vepra.

Jua tregova këtë ngjarje për të kuptuar secili që daweti nuk është një gjë që duhet të niset patjetër nga shoqatat e mëdhaja me fonde të vazhdueshme, por, është e mundshme me përmasa të mëdhaja edhe nga besimtarët e thjeshtë pa as një llojë përkrahje institucionale apo shtetërore.
Mjafton ❤ e madhe me sinqeritet dhe gadishmëri për të ndryshuar gjëndjen në atë që kënaqet Allahu, dhe pastaj çështjen e merr Allahu përsipër dhe ja lehtëson atë çdokujt që e don këtë rrugë.
Shkroi Mustafa Rashad🙂

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 1