10 euro taksë për të hyrë në Prishtinë me veturë nga qytetet e tjera

HomeLajme

10 euro taksë për të hyrë në Prishtinë me veturë nga qytetet e tjera

Çështja e parkingjeve në komunën e Prishtinës dhe ndalimi i veturave për të hyrë brenda Prishtinës nga qytetet e tjera ka qenë temë diskutimi gjatë vi

BIK-u me udhëzime për besimtarët me rastin e hapjes së xhamive
Një 38 vjeçar nga Mitrovica gjendet i varur në litar në oborrin e tij
Kadri Veselit i konfirmohet aktakuza nga Specialja

Çështja e parkingjeve në komunën e Prishtinës dhe ndalimi i veturave për të hyrë brenda Prishtinës nga qytetet e tjera ka qenë temë diskutimi gjatë vikendit.

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli, ka deklaruar se nëse qytetari patjetër vendos të hyjë me veturë, në qytet është vendosur një tarifë të cilën duhet ta paguajë.

”Secili që vie nga Peja, Gjakova, Gjilani, Kaçaniku – është e drejtë të vie, por duhet ta paguajë taksën e cila quhet si ‘’taksë e gjelbërt. Kjo e bënë parandalimin dhe shkarkimin e qendrës. Nëse do mund të vie, e paguan 10 euro dhe ka qasje në secilën pikë të qytetit”, ka deklaruar ai.

Pacolli konfirmoi madje se tarifa ende nuk është caktuar por pritet të jetë minimumi 10 euro.

”Sigurisht, minimum do të jetë 10 euro. Akoma nuk kemi vendosur por parashikimet janë. Nëse shkon në Milano sot, ti duhet të paguash 25 euro për tu future në brendi me makinën tënde, përndryshe e mer trafikun urban”, ka deklaruar ai.

Më tej nënkrytari i Komunës së Prishtinës, ka bërë të ditur se ata që paguajnë parkingun në hyrje të qytetit, trafikun urban për të kaluar në qendër apo në pikën në të cilën atyre iu duhet, e kanë pa pagesë.