10 gjerat qe sjellin dashurine per Allahun

Homeartikuj

10 gjerat qe sjellin dashurine per Allahun

Dashuria për Allahun! Ibën Kajimi,- Allahu e mëshiroftë!,- ka thënë se ekzistojnë dhjetë gjëra të cilat e sjellin dashurinë e Allahut,- xhele veala

Mos e braktis Kuranin por ndryshoje jeten tend duke e lexuar ate
Çfarë ndodh me atë qe shkon tek fallxhori
Kurani është shërim për të gjitha sëmundjet

Dashuria për Allahun!

Ibën Kajimi,- Allahu e mëshiroftë!,- ka thënë se ekzistojnë dhjetë gjëra të cilat e sjellin dashurinë e Allahut,- xhele veala!,- e ato janë:

1. Leximi i Kur’anit duke kuptuar domethënien e tij dhe pastaj duke medituar në atë që lexon.

2. Kryerja e veprave vullnetare pas atyre obligative, pasi kështu i afrohet robi Allahut dhe kjo njashtu shpien drejtë niveleve të larta të dashurisë.

3. Të përmendurit dhe kujtuarit të Allahut!,- pa ia nda me gjuhë, zemër dhe vepra. Kjo dashuri nvaret dhe fitohet varësisht sesa robi e kujton dhe përmend Allahun!.

4. Preferimi dhe dhënia përparësi e asaj që don Allahu!,- ndaj asaj që ti e do, edhe pse lufta me nefsin është e rëndë dhe dëshirat e tij janë të forta.

5. Meditimi rrethë Emrave dhe Cilësive të Allahut!,- si dhe edukimi i zemrës me Emrat dhe Cilësit e Allahut.

6. Thellimi i të menduarit rrethë të mirave dhe bekimeve që na ka dhënë Allahu,!,- qofshin ato të dukshme apo të fshehta, pasi kjo shpie në dashurinë e Tij.

7. Zbutja e zemrës gjatë kryerjes së adhurimit të Allahut,- xhele veala!.

8. Të dalluarit dhe vetmimit në kryerjen e adhurimit kur Allahu,- xhele veala!,- zbret gjatë pjesës së tretë të natës. Kjo përfshinë: Namazin, leximin e Kur’anit, të qëndruarit para Tij me sinqeritet me eduaktë të mirë e me nënshtrim të plotë dhe pastaj të përfunduarit të adhurimit me pendim të sinqertë dhe kërkim të faljes.

9. Shoqërimi vetëm me ata që janë të sinqertë në dashurinë e tyre ndaj Allahut!.

10. Distancimi nga të gjitha gjërat të cilat nëse veprohen atëherë krijojn barriera midis zemrës dhe Allahut!.

Suad Shabani