3 llojet e padrejtesis qe ben njeriu

Homeartikuj

3 llojet e padrejtesis qe ben njeriu

Padrejtësia është 3 llojesh: ndaj Zotit, ndaj vetes dhe ndaj krijesave. “Zoti yt ka të drejta ndaj teje, vetja jote ka të drejta ndaj teje dhe fami

Ilaçi i harresës dhe si ta shërosh atë
HISTORIA E AGJËRIMIT
PESHKATARI DHE RRËFIMI PËR FUNDIN E ZULLUMQARËVE

Padrejtësia është 3 llojesh: ndaj Zotit, ndaj vetes dhe ndaj krijesave.

“Zoti yt ka të drejta ndaj teje, vetja jote ka të drejta ndaj teje dhe familja jote ka të drejta ndaj teje” (Bukharij: 1968)

Këto fjalë u janë drejtuar dy prej sahabëve nga më adhuruesit, për t’i mësuar ata dhe ne se koncepti i adhurimit, dhe i jetës, është më i gjerë seç mendonin ata në fillim të edukimit të tyre – dhe mendojmë padyshim shumë prej nesh.

Dhe u mësuan se të drejtat janë të shumëllojshme, prandaj duhet sistemuar koha dhe shpërndarë energjitë në mënyrë të ekuilibruar në mënyrë që të mos i bëhet padrejtësi askujt apo të teprohet në një drejtim dhe të neglizhohen të tjerët.

Zoti yt ka të drejta ndaj teje ta adhurosh Atë, dhe të mos i shoqërosh askënd/asgjë në adhurim.
Shpirti yt ka të drejta ndaj teje: ta ushqesh duke mos e ndërprerë prej Krijuesit, adhurimit të

Tij, leximit të fjalëve të Tij, meditimit në madhështinë e krijimit të Tij.

Trupi yt ka të drejtën ta ushqesh me masë dhe të mos e stërmundosh dhe ta ruash nga shkatërrimi. Ta argëtosh herë pas here.

Mendja, intelekti yt ka të drejta ndaj teje ta zhvillosh me dituri të dobishme…

Prindërit, gruaja, fëmijët, vëllezërit… dhe kushdo e çdo gjë që të rrethon kanë të drejtat e tyre ndaj teje

Prandaj thonë dijetarët se detyra më e vështirë është: t’i japësh çdokujt hakun e vet.

Për të kuptuar më qartë lutjen: “Më fal o Zot gjynahet që di dhe ato që nuk i di.”

Emin Bilali