42 miresi qe do ti ndodhin njeriut pasi ai largohet nga vepra e keqe

Homeartikuj

42 miresi qe do ti ndodhin njeriut pasi ai largohet nga vepra e keqe

Imam Ibnul Kajimi, Allahu e mëshiroftë ka thënë: Nga dobitë e lënies së gjynahut janë: 1. Ndërtohet e brendëshmja. 2. Të mbron nderin. 3.

Ruaje gjuhen dhe pastroje zemen kur agjeron.Mos e demto agjerimin.
Me çfarë blihet jeta e përhershme?
12 Mënyrat si ta fitoni zemrën e bashkëshortes suaj !?

Imam Ibnul Kajimi, Allahu e mëshiroftë ka thënë:

Nga dobitë e lënies së gjynahut janë:

1. Ndërtohet e brendëshmja.

2. Të mbron nderin.

3. Të ruan personalitetin.

4. Bëhet mbrojtëse për pasurin tënde, të cilën e ka bërë Allahu shkak për të ndërtuar dynjane dhe ahiretin tënd.

5. Do të të duan krijesat.

6. Do të flitet mirë për ty në mesin e njerëzve.

7. Do të të rregullohet jetesa.

8. Do të gjesh qetësi në trup.

9. Do të të forcohet zemra.

10. Do të fitosh qetësi dhe rehati në vetvete.

11. Do të bëhesh bamirës ndaj të tjerëve.

12. Do të gjesh zgjerim në gjoks.

13. Do të ndjehesh i sigurt nga fasikët dhe kriminelët.

14. Do të paksohet ankthi, mërzia, shqetësimi.

15. Do të forcohet vetja duke u larguar nga poshtërimi.

16. Do të mbrojë dritën e zemrës të cilën e fikë atë errësira e gjynaheve.

17. Do të gjesh zgjidhje për të dalë nga ajo situatë që ke qenë më përpara (nga fisku dhe fuxhuri).

18. Do të lehtësohet rrisku nga aty ku nuk e pret.

19. Do të lehtësohet ajo ç’ka është e vështirë për ato që janë në gjynahe
të hapura dhe të fshehura (lënia e tyre).

20. Do të lehtësohen kryerjet e adhurimeve, po ashtu arritja e diturisë.

21. Do të arrish Duà-në e njerëzve dhe të folurën e mirë ndaj teje.

22. Do të marrësh shkëlqim në fytyrën tënde.

23. Zemrat e njerëzve do të kenë konsideratë dhe respekt për ty.

24. Njerëzit do të ndihmojnë dhe të mbrojnë kur ti të jesh në vështirësi ose kur do të të bëhet padrejtësi.

25. Do të të mbrojnë nderin tënd kur ndodh që dikush të përgojon.

26. Dhe prej dobive të saj është pranimi i Duà-së.

27. Ikën largesia mes teje dhe Allahut.

28. Melaiket do të jenë më afër teje.

29. Shejtanët njerëz dhe xhin do të largohen prej teje.

30. Njerëzit do të garojnë në shërbimin dhe kryerjen e nevojave të tua.

31. Dhe do të flasim midis tyre që do të duan dhe të shoqerohen me ty.

32. Do t’i largohet frika nga vdekja madje do të gëzohet me ardhjen e saj sepse do të përgatitet për takimin me Zotin e tij, sepse do të shkojë tek Ai.

33. Do të zvogëlohet dynjaja në zemrën e tij.

34. Do të zmadhohet Ahireti tek ai dhe do të kujdeset për pasurinë e madhe dhe shpetimin madheshtor në të (Xhennet).

35. Do të shijojë ëmbëlsinë e adhurimit gjithashtu ëmbëlsinë e imanit.

36. Me lënien e gjynaheve, melaiket të cilët janë mbajtës të Arshit dhe ata që janë përrreth tij do të luten për të.

37. Do të gëzohen dy melaiket që shkruajnë dhe do të bëjnë Duà në çdo kohë për të.

38. Do të shtohet botëkuptimi, Imani, njohuritë dhe logjika.

39. Do të arrijë dashurinë e Allahut dhe Allahu kthehet tek ti dhe kënaqet me pendimin tënd.

40. Allahu do ta shpërblejë atë me gëzim dhe lumturi pa mas ndaj gezimit që arrinte ai gjatë gjynahut, pa krahasim në mënyrë absolute.
Këto ishin disa dobi të lënies së gjynaheve në dunja. Kurse kur ai është i vdekur:

41. Melaiket do ta presin me gëzim dhe do ta përgëzojnë me Xhenet prej Zotit të tij dhe nuk do të ndjejë as frikë e as brengosje dhe do të zhvendoset nga burgu i dunjasë dhe ngushtica e saj, në një kopsht prej kopshteve të Xhenetit, do të shijojë begatitë në të deri kur të bëhet
Dita e Gjykimit.
Kurse, kur të jetë në Ditën e Gjykimit:

42.Njerëzit do të jenë në nxehtësi dhe djersë, kurse ai do të jetë nën hijen e Arshit të Allahut. Dhe kur të largohen të gjithë ai do të jetë me ata që do të jenë në krahun e djathtë, me njerëzit më të dashur të Allahut, më të devotshmit dhe me palën e shpëtuar. Dhe e përmbyll këtë fjala e Allahut:
“Kjo është mirësi prej Allahut, ja jep atë kujt të dojë dhe Allahu ka mirësi të shumta.”

Marrë nga libri i Ibn Kajimit, Allahu e mëshiroftë, “el-Fevaid: fq..222

Suad Shabani

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0