A fle Allahu? Lexoje këtë hadith të bukur

Homeartikuj

A fle Allahu? Lexoje këtë hadith të bukur

Allahu nuk fle Ebu Musa, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, ka thënë: Një ditë i Dërguari i Allahut (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem) u ngrit mes ne

Mrekullia me hënën që u nda më dysh
Çfarë ndodh me atë qe shkon tek fallxhori
Keshille shume e bukur per prinderit si ti degjojne femijet

Allahu nuk fle

Ebu Musa, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, ka thënë: Një ditë i Dërguari i Allahut (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem) u ngrit mes nesh dhe i tha pesë fjali. Ai tha: “Vërtetë, Allahu i Lartësuar nuk fle dhe nuk i takon Atij të flejë. Ai e ulë peshoren e drejtësisë dhe e ngrit atë. Tek Ai ngrihen veprat e natës para veprave të ditës dhe ngrihen veprat e ditës para veprave të natës. Mbulesa e Tij është Dritë, sikur ta largonte atë, atëherë Drita/Shkëlqimi e Fytyrës së Tij do ta digjte çdo gjë deri aty ku përfundon shikimi i Tij.” Transmeton Muslimi.1
1 “Libri i besimit”, nr. 179.

Begauiu thotë: “Fjalët e tij: ‘Ai e ulë peshoren e drejtësisë dhe e ngrit atë’ rreth tyre është thënë se qëllimi me këtë është Mizani (Peshorja në Ditën e Gjykimit), siç thotë i Lartësuari: “Dhe në Ditën e Kiametit, Ne do të vendosim peshore të drejtësisë” (El-Enbija, 47), domethënë që përmbajnë drejtësi. Mizani është quajtur drejtësi, ngase drejtësia arrihet të ndahet përmes tij. Qëllimi i këtyre fjalëve është se Allahu e ulë Mizanin apo e ngritë atë me veprat e robërve që ngrihen tek Ai, si dhe me riskun (furnizimin) e tyre që zbret prej tij. Disa të tjerë thanë se qëllimi me peshoren e drejtësisë këtu është furnizimi i cili është hisja e çdo krijese, të cilën Allahu nganjëherë e ulë duke e ngushtuar atë, e nganjëherë e ngrit duke e zgjeruar (shtuar) atë. Domethënë, Ai është që e cakton dhe e ndan furnizimin, siç ka thënë i Lartësuari: “Allahu ia shton furnizimin kujt të dojë dhe ia pakëson kujt të dojë.” (Err-Rra’d, 26).

Muhamed bin Abuluehab Et-Temimi
Libri Bazat e besimit
L. Perçuku
XhamiaMbret.com