A lejohen mardhënjet intime për një qift të fejuar (që kanë bërë niqah)?

HomePyetje

A lejohen mardhënjet intime për një qift të fejuar (që kanë bërë niqah)?

A lejohen mardhënjet intime për një qift të fejuar (që kanë bërë niqah)? “… ato (gratë tuaja) janë prehje për ju dhe ju jeni prehje për ato.” El Bekar

Si ta shërosh magjin
Sa umre i ka bërë Pejgamberi Alejhi Selam ?
A e prish agjerimin ai qe e vjell me dashje?

A lejohen mardhënjet intime për një qift të fejuar (që kanë bërë niqah)? “… ato (gratë tuaja) janë prehje për ju dhe ju jeni prehje për ato.” El Bekare, 187. Përveç këtyre që kemi përmendur, ka edhe të tjera ajete të cilat direkt apo indirekt nxisin për martesë. Por edhe hadithet që nxisin për martesë janë të shumta dhe të njohura. Ndër to përmendim:

Nga Enes ibën Malik (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) transmetohet se ka thënë: “Kanë ardhur tre burra tek shtëpia e bashkëshorteve të Profetit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe pyetën se si ai e adhuronte Allahun. E kur i treguan, atyre sikur iu duk pak dhe thanë: “Ku jemi ne kundrejt Profetit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), të cilit i janë falur gabimet e së kaluarës dhe të ardhmes!”
Njëri prej tyre tha: “Unë po fal namaz nate pa pushim.” Tjetri tha: “Unë po agjëroj gjithë vitin.” Ndërsa tjetri tha: “Unë kam hequr dorë nga gratë dhe nuk

martohem kurrë.” Kur erdhi i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) tha: “Ju jeni ata që keni thënë çfarë keni thënë? Unë jam padyshim më i devotshëm se ju dhe i frikësohem Zotit më tepër se sa i frikësoheni ju, mirëpo unë herë agjëroj, e herë nuk agjëroj, falem natën, por edhe fle dhe unë martohem me gra, e ai që i largohet traditës sime, nuk është prej meje.”[5] Nga Miakal ibën Jesar (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) transmetohet se ka thënë se një burrë erdhi tek Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe i tha:

“O i Dërguari i Allahut, mua më ra për pjesë nga plaçka e luftës një grua e mençur dhe e bukur, mirëpo ajo nuk lind. A të martohem me të?” I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) tha: “Jo!” Ai erdhi për herë të dytë dhe përsëri Profeti e ndaloi. Kur erdhi për të tretën herë, i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) i tha: “Martohuni me ato që janë të dashura, të cilat lindin fëmijë, sepse unë do të krenohem me numrin tuaj para popujve.”[6]

Fjalët e të parëve tanë të mirë, të cilat nxisin për martesë janë të shumta. Ndër to citojmë:

Nga Said ibën Xhubejr transmetohet se ka thënë: “Ibën Abasi një herë më pyeti: – A je i martuar? – Jo, i thashë. Ai tha: “Martohu, se më të mirët e këtij umeti janë ata që marrin shumë gra.”[7]