A lejohet vaksina gjatë agjerimit?

HomePyetje

A lejohet vaksina gjatë agjerimit?

Pyetja: Marrja e vaksinës anti Covid-19, derisa jemi agjerueshem ne Ramazan, a e prish agjërimin? Me çka obligihet agjëruesi nëse e prish agjërimin pë

A e prish agjerimin dalja e gjakut?
Nese sillesh keq me prinderit te gjithe veprat e mira te prishen?
E dini se përse talkini thirret në emër të nënës dhe jo në emër të babës?

Pyetja: Marrja e vaksinës anti Covid-19, derisa jemi agjerueshem ne Ramazan, a e prish agjërimin? Me çka obligihet agjëruesi nëse e prish agjërimin për shkak vaksinës?Përgjigjja: I tërë falënderimi i plotë i takon vetëm Allahut, Zotit të botëve, përshëndetjet dhe paqja qofshin mbi të dërguarin mëshirë për botërat, Muhamedin savs. Vaksina anti Covid-19 është vaksinë e cila në këtë drejtim, ka tretmanin e injeksioneve intramuskulare, ndërkaq mendimi që ne e përzgjedhim për këtë çështje është se injeksioni nuk e prish agjerimin, qoftë se bëhet fjalë për injeksion intravenoz, apo intramuskular, apo intradermal, ngase injeksionet (po ashtu edhe vaksinat) nuk janë ushqim, as që janë pije, dhe nuk arrinë në lukth.

Po ashtu, injeksionet dhe vaksinat nuk depërtojnë në trup përmes një rruge natyrore të konsumimit të ushqimit dhe pijeve, gjegjësisht nuk depërtojnë përmes gojës. Nisur nga kjo, vaksina nuk bie ndesh me kuptimin e agjërimit, as nga aspekti gjuhësor dhe as nga aspekti fetar islam i nocionit agjërim. Ky është qëndrimi që e kanë miratuar akademitë e të drejtës islame dhe disa institucione të fetvas gjithandej nëpër botë. Mirëpo, nëse agjëruesi ka ndërlikime shëndetësore dhe ballafaqohet me probleme pas vaksinimit, duke qenë agjërueshëm në Ramazan, ashtu që me rekomandim të mjekut detyrohet ta prish agjërimin, apo, agjërimin e prish për shkak të nevojës për ujë apo medikamente, agjëruesi e ka të lejuar ta prish agjërimin, dhe ato ditë që nuk i ka agjëruar do t’i kompenzojë me agjërim pas Ramazani. Kjo, ngase personi i këtillë e ka prishur agjërimin për shkak sëmundjes. Allahu ka thënë: (Cili nga ju është i sëmurë apo udhëtar, ditët të cilat nuk i ka agjëruar do t’i agjëroj pas Ramazani) [El-Bekare: 184].

 

E lusim Allahun ta largojë nga njerëzimi këtë pandemi sa më shpejtë, dhe të na mundësojë të agjërojmë dhe të falim namaz, su dhe të bëjmë edhe punë tjera të mira në muajin e Ramazanit.

Komisioni për Fetva në Gjermani, kryetar Dr.Halid Hanefij. prej arabishtes: Bashkim Aliu