Albin Kurti shkarkon këshilltarin e tij pas deklaratave për UÇK-në

HomeLajme

Albin Kurti shkarkon këshilltarin e tij pas deklaratave për UÇK-në

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se ka liruar nga detyra këshilltarin e tij Shkëlzen Gashi. Kurti ka thënë se deklaratat e Gas

Kufizimet lidhur me COVID-19 prekin 2.7 miliardë punonjës në të gjithë botën
Në kohë rekord Ilir Behluli nga Gjilani niset për shërim jashtë vendit
Qendra e Studentëve, tashmë hapësirë karantine, çdo ditë po pranon kosovarët e ardhur nga jashtë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se ka liruar nga detyra këshilltarin e tij Shkëlzen Gashi.

Kurti ka thënë se deklaratat e Gashit, patën pasoja shpërqendruese nga puna e mirë e qeverisë në detyrë.

Njoftimi i plotë:

Sot e kam takuar dhe më pas e kam liruar nga detyra këshilltarin tim politik, z. Shkëlzen Gashi.

Disa deklarata të djeshme të tij patën pasoja shpërqendruese nga puna e mirë e qeverisë në detyrë. Konsideroj që është më mirë që debatin në të cilin është përfshirë ai të mos e bëjë nga pozita e këshilltarit tim.

E falenderoj për kontributin e dhënë. E çmoj për mendimin kritik. Ka aq shumë gjëra për të cilat pajtohemi në të tashmen, ka edhe të atilla për të cilat nuk pajtohemi nga e kaluara. Z. Gashi nuk është një bashkëbisedues i lehtë. Nga kjo vështirësi kam mësuar.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0