Apple prezanton modelin e ri, iPhone SE

HomeTeknologji

Apple prezanton modelin e ri, iPhone SE

Apple ka zbuluar modelin më të ri të iPhone, përkatësisht modelin SE që fillon prej $399. iPhone SE vjen me ekranin prej 4.7” iPhone SE me butonin Hom

COVID-19, Google do të ndjekë nëse njerëzit qëndrojnë në shtëpi
Tesla ulë pagat e punëtorëve të saj në SHBA
Gjermania teston aplikacionin për monitorimin e përhapjes së koronavirusit

Apple ka zbuluar modelin më të ri të iPhone, përkatësisht modelin SE që fillon prej $399. iPhone SE vjen me ekranin prej 4.7” iPhone SE me butonin Home dhe Touch ID.

“iPhone i parë SE ishte një hit tek shumë klientë që e donin kombinimin unik të madhësisë së ekranit, performancës së lartë dhe çmimit të përballueshëm. iPhone SE i gjeneratës së dytë mbështetet mbi atë ide të shkëlqyeshme dhe përmirësohet në çdo mënyrë – duke përfshirë sistemin tonë më të mirë ndonjëherë të kamerës së vetme për foto dhe video të shkëlqyera – ndërsa ende është shumë i përballueshëm,” thotë drejtori i lartë i Apple, Phil Schiller.
Specifikat kryesore të iPhone SE:

Ekran Retina HD 4.7 inç.
Touch ID.
Çipi A13 Bionic.
Kamera e vetme, e cila mbështet formën Portrait.
Në dispozicion në ngjyrë të zezë, të bardhë dhe të kuqe.
Fillon prej 399 dollarëve.
Video e plotë e prezantimit të publikuar nga Apple për iPhone SE.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: