Asnjehere mos u ndal nga komunikimi me Zotin tend. Lutju atij çdo moment

Homeartikuj

Asnjehere mos u ndal nga komunikimi me Zotin tend. Lutju atij çdo moment

“Njihe Allahun ne rehati, Allahu do te te njohe ty ne veshtiresi”. Asnjehere mos u ndal nga komunikimi me Zotin tend. Lutju atij çdo moment per gje

Mos u pikello!Por lexoi keto fjale qe te qetesohesh
A ka idhujtari në këtë kohë?
Si do te futen njerezit e mire ne Xhenet

“Njihe Allahun ne rehati, Allahu do te te njohe ty ne veshtiresi”.

Asnjehere mos u ndal nga komunikimi me Zotin tend. Lutju atij çdo moment per gjerat qe deshiron, sepse “lutja eshte adhurim”. Dhe mos harro qe ‘zeri’ i bindjes tende (se Allahu i pergjigjet lutjes) te jete me i larte se ai i gjuhes tende.

Shejhu i nderuar Sad El-Khathlan (Allahu e ruajtte!) ne mesimin “Et-Tealik ala Kitab Letaif El-Fauaid” ka thene: “Kur Shejh Iben Bazi (Allahu e meshirofte!) humbi shikimin, nena e tij u pikellua shume dhe qajti. Fqinja e saj e keshilloi qe t’i kerkoje ndihme Allahut; te marr abdes, te fali dy rekate namaz dhe t’i lutet Allahut te Madheruar se “ashtu siç ia more shikimin, jepi dije qe te kete dobi ai dhe t’u beje dobi muslimaneve!” Dhe nena e tij (shejhut) ashtu veproi. Ndoshta asaj i eshte pranuar lutja (ngase Shejh Iben Bazi u be nga dijetaret e medhenje). Ky veprim ka baze ne Sunet.

Profetin alejhis-selam kur e pikellonte ndonje çeshtje nxitonte per te falur namaz. Kerkohet qe kjo te jete rruga e muslimanit qe sa here perballet me ndonje problem apo e godet ndonje fatkeqesi te marri abdes, te fali dy rekate dhe t’i lutet Allahut qe t’i jap rrugezgjidhje lehtesim. Vertet, nese vepron keshtu, ka per te pare gjera mahnitese.”

Allahu thote: “Kur robërit e Mi të pyesin për Mua, Unë jam afër, i përgjigjem lutjeve të lutësit, kur ai më lutet Mua.” El-Bekare: 186

Dhe thote: Zoti juaj ka thënë: “Lutmuni Mua, se do t’ju përgjigjem!” El-Gafir: 60

“Rregulla te arta per ambicie te larta”

Unejs Sheme