Bëni kujdes nga sprovat e femrës dhe sprovat e kësaj bote

HomeHadithe

Bëni kujdes nga sprovat e femrës dhe sprovat e kësaj bote

Ebu Seid El Hudriji, radijaAllahu anhu, transmeton se pejgamberi alejhi selam ka thënë: “Dynjaja është e ëmbël dhe e gjelbër. Allahu ju ka bërë zëdh

A e dini pse Profeti (a.s.) hante gjithmonë rrush të thatë?
Si shkruhen veprat e mira dhe të këqija?
Si e çelte Profeti Muhamed iftarin?

Ebu Seid El Hudriji, radijaAllahu anhu, transmeton se pejgamberi alejhi selam ka thënë:
“Dynjaja është e ëmbël dhe e gjelbër.
Allahu ju ka bërë zëdhënës në të, që t’ju shikojë se si do të veproni.
Kini frikë dynjanë dhe gratë, sepse sprova e parë e bijve të Israelit ka qenë sprova e grave”.
Muslimi; 2742

Mësimet dhe porosit nga hadithi:

1. Muslimani nuk e urren dynjanë, por ai i ruhet të keqes së saj.

2. Muslimani e shfrytëzon atë si një mjet, për të fituar botën tjetër.

3. Njeriu është zëdhënës në tokë. Allahu e krijoi atë dhe e urdhëroi, që t’i bindet Atij.

4. Kujdesi që duhet patur nga sprova e grave, sepse ajo është një sprovë shkatërruese.

5. Kujdesi që duhet patur nga sprova e bashkëshortes, që të pengon nga përkushtimi ndaj Allahut.

6. Obligimi i dhënies së këshillës dhe orientimit të saj në rrugën e drejtë.

7. Nganjëherë bashkëshortja është pengesë mes teje dhe Allahut apo edhe kundërta.

8. Muslimani dynjanë e llogaritë si mjetë për ta fituar ahiretin.

9. Dhënia pas dynjasë e bën njeriun ta harrojë ahiretin.

10. Dynjaja është kalimtare dhe mashtruese.

11. Dhënia pas epshit shpie në lajthitje dhe në zjarr.

12. Moskontrollimi i shikimit dhe epshit shkakton kaos në jetën e besimtarit.

Hoxhë Suad Shabani