Bislimi: Mund të ketë vonesa në pagesat e pakos emergjente

HomeLajme

Bislimi: Mund të ketë vonesa në pagesat e pakos emergjente

Ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, ka dhënë shifra për numrin e mundshëm të personave të punësuar që mund të jenë afektua

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar jep detaje për hyrje-daljet në Kosovë
Eurodeputetët thirrje BE-së për heqjen e vizave për Kosovën
Edhe Prizreni shpallet zonë karantinë

Ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, ka dhënë shifra për numrin e mundshëm të personave të punësuar që mund të jenë afektuar nga pandemia.

Bislimi, në “Debat Plus” ka thënë se ekonomia e Kosovës i ka 320 mijë të punësuar e që nga ta 85 mijë janë nga sektori publik.

Ministri në detyrë ka thënë se punëtorët dhe bizneset mund të kenë vonesa për marrjen e ndihmës nga pako emergjente.

“Mundet me pas vonesa për arsyeje se një pjesë e madhe e energjisë së Qeverisë është duke u shpenzuar në Parlament se kush ka të drejtë e kush jo.

Ne pakon kur e kemi dizajnu jemi takuar me përfaqësuesit e të gjitha bizneseve dhe sindikateve, kushdo që ka pasur interes të na ofroj këshilla për masat janë të mirëseardhur. Por ka këshillë qëllim mirë dhe qëllim keqe.

Është lehtë me propozu kur e din që s’keni me realize. PDK nuk ka formuar pako të vetën por ka marrë pakon e financave dhe ia ka shtuar nëse ne kemi thënë në pako 2 muaj ata ia kanë shtuar 3 muaj.

Nuk duhet me ba garë cili din ma shpejt me shpenzu buxhetin e shtetit. Nuk është menquria kush din me hargju buxhetin e shtetit ma shpejt.

Ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve thotë se deri më tani janë regjistruar mbi 1,000 punëtorë që nuk kanë qenë të regjistruar deri më tani./IndeksOnline/

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0