Cduhet te besh kur fal namazin dhe te vijne mendime

Homeartikuj

Cduhet te besh kur fal namazin dhe te vijne mendime

Shejh Uthejmini (Allahu e mëshiroftë) ka thene: “Kur të lidhesh në namaz has në përleshje e kacafytje me vetveten. Ajo të thotë: “Ngutu, ngutu,

Mos qaj nëse mundesh!? Porositë e fundit nga i Dërguari i fundit s.a.v.s.
Gjatë leximit të Kuranit duhet të zbukurojmë zërin dhe të jemi të qartë, të zëshëm në këndim.
Allahu ka pergatitur falje dhe shperblim te madh per keta njerez

Shejh Uthejmini (Allahu e mëshiroftë) ka thene:

“Kur të lidhesh në namaz has në përleshje e kacafytje me vetveten.

Ajo të thotë: “Ngutu, ngutu, ngutu (kryeje më shpejt)!”

Mirëpo ti mos e dëgjo! Thuaji: “Unë e di se këto janë çastet e vetme të kësaj bote që më sjellin dobi! Kjo është vepra që më sjell dobi!”

Kur ta kesh këtë ndjenjë, pra, se ti nga jeta jote përfiton vetëm nga këto momente e vepra, si dhe gjëra të ngjashme me to, a do të ikësh nga namazi ashtu siç ik nga luani, apo do të qetësohesh? (Shejhu u drejtohet të pranishmëve): “Përgjigjuni!” “Do të qetësohesh.”

O vëllai im, ndalu dhe mendo rreth kësaj! Kur të marrësh tekbirin fillestar dhe thua: “Allahu ekber”, vëren se diçka të thotë: “Hajde, më shpejt, më shpejt!” Thuaji: “Jo! Ngadalë, ngadalë, ngadalë! Vetëm këto çaste janë pjesë të jetës sime (të vërtetë). Vetëm kjo do të me sjell dobi gjatë vdekjes sime, në varrin tim, dhe në Ditën e Kiametit!” Andaj, qetësohu në namaz o vëllai im!

Pastaj, sille ndërmend duke qenë në namaz se me Kë je duke biseduar? Me Kë je duke biseduar o vëllai im? Je duke biseduar me Atë që e ti e do më së shumti. Ai është Allahu i Madhërishëm. A nuk e di se kur e lexon Fatihan dhe thua: “Çdo falënderim i përket Allahut, Zotit të botëve!”,

Allahu, mbi shtatë qiej thotë: “Robi Im më falënderoi!” A nuk e di se kur thua: “Të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit.” Allahu thotë: “Më lavdëroi robi Im!” A nuk e di se kur thua: “Sunduesit të Ditës së Gjykimit.” Allahu thotë: “Robi Im më madhëroi.”

Të gjitha këto janë të vërteta!

A nuk e di se kur thua: “Vetëm Ty (o Allah) të adhurojmë dhe vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë!” Allahu thotë: “Kjo është mes Meje dhe robit Tim.”

A nuk e di se kur thua: “Udhëzona në rrugën e drejtë!” Allahu thotë: “Kjo është për robin Tim dhe atij i takon ajo që e kërkon.”

A gjen mirësi më të madhe se kjo? Si ka mundësi të ikësh nga qëndrimi përball Atij (Allahut) që bisedon me ty?! Ndërkohë që Ai është i Fuqishëm për çdo gjë.

O vëllai im, njihe veten, njihe veten, dhe dije përse je krijuar?

Pasha Allahun, sikur t’i sillnim ndërmend këto gjëra, adhurimet do të na dukeshin shumë të lehta, dhe kjo botë nuk do të kishte kurrfarë vlere tek ne. “Sikur kjo botë të kishte vlerë sa krahu i mushkonjës, Allahu nuk do t’i jepte ushqim e pije jobesimtarit. Mirëpo, pasha Allahun, ajo është më e pavlerë tek Ai se ky krah i saj.” Kështu shprehet ibn Kajjimi (Allahu e mëshiroftë) dhe të vërtetën e ka thënë.”