Çfarë duhet të bëj ai person që përgojon shume njerëzit?

HomePyetje

Çfarë duhet të bëj ai person që përgojon shume njerëzit?

Pyetje:Jam një njeri, i cili ka përgojuar shumë njerëz, tashmë ndjehem pishman shumë dhe i penduar për përgojimin e shumtë që e kam bërë. Ata që ka

A lejohet qe njeriu i cili kryente gjynahe te medha me pare, te behet imam i muslimaneve, pas pendimit te tij?
A kam mëkat nëse nuk pi alkool, por vetëm e furnizoj lokalin me të?
Si t’i dallojmë sprovat nga dënimet?

Pyetje:Jam një njeri, i cili ka përgojuar shumë njerëz, tashmë ndjehem pishman shumë dhe i penduar për përgojimin e shumtë që e kam bërë.

Ata që kam përgojuar janë shumë, disa prej tyre kanë vdekur e disa ende janë duke jetuar.
Ata që janë gjallë, nuk kam guxim dhe mvjen turp t’i kërkoj falje për përgojimi e bërë, bile disa prej tyre do të nevrikoseshin me mua dhe do të ndodhnin gjëra jo të mira po t’u tregoja që i kam përgojuar, çfarë të veprojë?!

Përgjigje:Së pari: Duhesh të pendohesh tek Allahu për përgojimin e bërë.

Së dyti: Obligim e ke t’u kërkosh falje direkte atyre që i ke bërê gibet(i ke përgojuar), nëse të mundësohet një gjë e tillë.

Nëse, nuk ke mundësi t’u kërkosh falje direkte, atëherë kërko falje për ta, lutu për ta, fol fjalë të mira për ta(në mesin e atyre që i ke përgojuar), ndoshta njê gjë e tillë do të mjaftojë për ty(si shpagim dhe pendim për përgojimin).

Prej Allahut vjen suksesi, përshëndetjet qofshin mbi të dërguarin tonë, familjen dhe shokët e tij.

Komisioni i përhershëm i fetvave.Fetuaja, nr. 22387

Antarët e komisionit:Dr. Salih bin Feuzan el Feuzan Abdullah Ibën Muhamed el Mutlak
Abdullah Ibën Abdurrahman Ibën Gudejan Abdulaziz Ibën Abdullah ibën Muhamed Alu Shejh(Kryetarë i komisionit) Abdullah ibën Ali er Rukban Ahmed Ibën Ali Sejr el Mubareki

Nga arabishtja:Suad B. Shabani

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0