Çfarë janë engjëjt?

Homeartikuj

Çfarë janë engjëjt?

Besimi i drejtë për engjëjt Besojmë se ata i përkasin botës së fshehtë, të padukshme edhe pse ndonjëherë mund të shfaqen. Janë të urdhëruar nga Alla

Përse këndohen 3 suret e fundit të Kuranit për mbrojtje apo për shërim?
Lutja pasi nje person ju ka bere padrejtesi.
Kurani dhe mirësia e leximit të tij

Besimi i drejtë për engjëjt
Besojmë se ata i përkasin botës së fshehtë, të padukshme edhe pse ndonjëherë mund të shfaqen.
Janë të urdhëruar nga Allahu për kryerjen e adhurimeve dhe i nënshtrohen Atij në mënyrën më të plotë: “ Asnjëherë nuk e kundërshtojnë Allahun dhe gjithmonë veprojnë siç janë urdhëruar.” (Et-Tehrim: 6).

Besojmë emrat e tyre dhe funksionet që kanë, në bazë të diturisë që na është përcjellë.
Engjëjt janë trupa, me argumentin e ajetit kuranor: “
(Allahu) I bëri engjëjt të dërguar që kanë krahë” (Fatir: 1).

Gjithashtu Profeti alejhi selam e ka parë Xhibrilin në pamjen e tij reale që e ka krijuar Allahu, me 600 krahë, duke mbuluar tërë horizontin.
Pra engjëjt nuk janë shpirtra.”

Shejh El-Uthejmin nw: “ Sherh el-akidetu el-uasitije”