Cfare ndodh kur lexon cdo dite Kuran

Homeartikuj

Cfare ndodh kur lexon cdo dite Kuran

Bereqeti i leximit të Kuranit. Thotë njeri prej të parëve: “Sa herë që shtoj pjesën e përditshme në leximin e Kuranit, aq më shumë më shtohet bere

Nuk është prej nesh ai që nuk e mëshiron të voglin dhe nuk e nderon të moshuarin
4 fjalet qe fshijne gjynahet si gjethet e pemes
3 gabime që bëjn agjëruesit në muajin e Ramazanit

Bereqeti i leximit të Kuranit.

Thotë njeri prej të parëve:
“Sa herë që shtoj pjesën e përditshme në leximin e Kuranit, aq më shumë më shtohet bereqeti në kohën time. Përditë e më shumë e shtoj leximin, derisa kam arritur në dhjetë xhuze, (200) faqe në ditë”

Ibrahim Makdisiu porositi Dija’ Makdisiun kur ky i fundit po nisej për udhëtim në kërkim të diturisë: “Shtoje sa më shumë leximin e Kuranit dhe mos e ler atë, sepse do të lehtësohet gjithçka që kërkon, në masën që lexon prej tij”

Në librin Rijadus Salihijn, autori (imam Neueuiju), ka vendosur një temë me titull:
“Urdhëri për dhënien pas Kuranit, dhe qortimi për braktisjen, që çon në harresën e tij”

Ebu Musa (Allahu qoftë i kënaqur me të) transmeton se Profeti (paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin mbi të) ka thënë:
“Jepuni pas këtij Kurani, sepse betohem në Atë që ka në dorë shpirtin e Muhamedit, ai (Kurani) largohet më shpejtë nga memoria, sesa devetë kur zgjidhen nga litarët”

Mutefekun alejhi.