Cka thojnë hoxhallarët për emisionin përputhen dhe it’s my love Lexojeni

HomeLajme

Cka thojnë hoxhallarët për emisionin përputhen dhe it’s my love Lexojeni

Turpi i kohës! Është e tmerrshme të shikosh në emisionet televizive, të rinjë dhe të reja të këtij populli, të cilët dalin në skenë para të gjithëv

Brenda 24 orëve 1,438 persona ndërruan jetë nga coronavirusi në Francë
Përveç në Karaçevë, mega-aksioni i policisë po zhvillohet edhe në Prishtinë
Lul Raka tregon se kur do të mund të vijnë bashkatdhetarët në Kosovë

Turpi i kohës!

Është e tmerrshme të shikosh në emisionet televizive, të rinjë dhe të reja të këtij populli, të cilët dalin në skenë para të gjithëve, për t’u njohur, takuar, e në fund kinse “martuar”.

A thua këta njerëz kanë familje, babë e nënë, vëlla e motër, fqinjë e shoqëri, nga të cilët së paku duhet të turpërohen?!

Si është e mundur që të lejohet në mesin e këtij populli, i cili ka pasur burra, nderë dhe xhelozi, një mashkull të takohet e të luaj me femra të ndryshme dhe atë në formë publike para syve të të gjithëve? Si është e mundur të tolerohet që një vajzë e këtij populli, të kërkojë fatin e saj në emisionet televizive, në mesin e meshkujve të ndryshëm, duke e zgjedhur atë si produkt në tezgë pazari?

Ky popull ka pasur nderë, martesë dhe familje të shëndoshë. Njerëzit janë martuar dhe martohen ende pa nevojë, të “it’s my love” e as “përputhen”. Ai ose ajo që nuk mund të gjejë fatin e jetës përveçse duke dalur dhe kërkuar atë në publik, ai është në nivelin më të ulët.

Megjithëse, qëllimi i gjithë kësaj nuk është martesa, por është degjenerimi, përfitimet materiale dhe arritja e famës.

Njerëzit të cilët thyejnë akullin e të keqes në një shoqëri, e kanë përgjegjësinë dhe mëkatin e të gjithë atyre që e vazhdojnë atë pas tyre, pa iu pakësuar atyre fare. Mjerë ai që e thyen këtë akull!

Çka duam të mbjellim në shoqëri me këto skena degjeneruese për rininë tonë? A kjo do të jetë gjenerata pasardhëse e Adem Jasharit, Zahir Pajazitit dhe burrave e trimave tjerë që ka pasur ky popull?

Zot na ruajt nga dënimi Yt!

Hoxhë Omer Bajrami