Dëmtohen varrezat e komunitetit RAE në Rahovec, reagon Partia e Ashkalinëjve dhe KLMDNj

HomeLajme

Dëmtohen varrezat e komunitetit RAE në Rahovec, reagon Partia e Ashkalinëjve dhe KLMDNj

Varrezat e komunitetit Ashkali e Romë, në komunën e Rahovecit janë dëmtuar këtë të premte, duke i thyer pllakatet në varre. Policia e Kosovës ka ra

A do të bëhet ushtruese detyre e pozitës së Presidentit Thaçi, Vjosa Osmani?
BIK-u me udhëzime për besimtarët me rastin e hapjes së xhamive
‘Kina duhet të paguajë për dëmet nga COVID-19’

Varrezat e komunitetit Ashkali e Romë, në komunën e Rahovecit janë dëmtuar këtë të premte, duke i thyer pllakatet në varre.

Policia e Kosovës ka raportuar se në Rahovec, disa varreza janë dëmtuar nga persona të panjohur, dhe se një hetim intensiv po zhvillohet lidhur me këtë incident.

Ndaj këtij veprimi ka reaguar Partia e Ashkalinjëve për Integrim dhe KLMDNj.

“Dëmtimi i varrezave në komunën e Rahovecit meriton dënimin më të fuqishëm. Ky është një veprim për të cilin ne si shoqëri duhet të ndjehemi të turpëruar, pavarësisht prejardhjes sonë etnike dhe fetare”, thotë Qazim Rrahmani nga kjo parti.

PAI, bën thirrje autoriteteve lokale në Rahovec, që në bashkëpunim me organet e zbatimit të ligjit, të krijojnë të gjitha mekanizmat e nevojshëm për gjetjen dhe ndëshkimin e autorëve.

KLMDNj kërkon hetime të shpejta dhe nxjerrje para drejtësisë të atyre që vandalizuan varrezat e pjesëtarëve të këtyre komuniteteve që janë integruar në shoqërinë kosovare dhe duke u dëshmuar se janë konstruktiv.

“Në vend të ndihmave për të cilat kanë shumë nevojë këto komunitete sidomos tani në kohën e pandemisë, rrënimi i varrezave është veprim jonjerëzor dhe i dënueshëm. KMDLNj , duke dënuar ashpër këtë akt vandal kërkon të mos paragjykohet rasti deri në përfundim të hetimeve”, thuhet nga KLMDNj. /Telegrafi/

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0