Dheu i pastër është pastrues për muslimanin dhe zëvendëson ujin!

Homeartikuj

Dheu i pastër është pastrues për muslimanin dhe zëvendëson ujin!

Dheu i pastër është pastrues për muslimanin dhe zëvendëson ujin! Imrani (Allahu qoftë i kënaqur me të)‎‎ tregon: Në një prej udhëtimeve tona me Pej

Ja njeriu qe jetoi me shume se 1000 vjet cfare pergjgje dha per jeten
Veprat dhe shpërblimet që do ta ndjekin njeriun dhe pas vdekjes së tij
Lutjet të cilat duhet te thuhen pas përfundimit të çdo namazi farz

Dheu i pastër është pastrues për muslimanin dhe zëvendëson ujin!

Imrani (Allahu qoftë i kënaqur me të)‎‎ tregon: Në një prej udhëtimeve tona me Pejgamberin ﷺ, ecëm tërë natën. Nga fundi i natës, na mundi gjumi. Ç’gjë më të ëmbël se gjumi mund të ketë për një udhëtar (pas lodhjes)?! Gjumin na e qiti nxehtësia e rrezeve të mëngjesit. I pari u zgjua filani, pastaj filani, pastaj filani, – Ebu Rexhai vazhdoi t’i përmendte me emra, por Aufi nuk i kujtonte. I katërti me radhë u zgjua Omer ibn Hatabi. Pejgamberi ﷺ kishte zakon që, kur flinte, të mos e zgjonte askush, derisa të zgjohej vetë, sepse nuk e dinim çfarë ndodhte gjatë gjumit të tij.Pasi Omeri u zgjua dhe pa çfarë u kishte ndodhur njerëzve, si njeri i rreptë që ishte, filloi ta ngritë zërin duke thirrur tekbir dhe vazhdoi së ngrituri zërin, derisa Pejgamberit ﷺ i doli gjumi nga zëri i tij. Njerëzit filluan t’i ankohen Pejgamberit ﷺ për atë që u kishte ndodhur, e në atë rast ai u tha: “Nuk prish punë, lëvizni që këtej!”
Të gjithë u zhvendosën dhe, nuk shkoi shumë, e Pejgamberi ﷺ u ndal, kërkoi enën për abdes dhe u thirr ezani për namaz. Pasi e përfunduan namazin, Pejgamberi ﷺ pa se një person nuk ishte bashkëngjitur për t’u falur me xhemat, andaj e pyeti: “Çfarë të pengoi, o filan, që të mos falesh me xhemat?” Ai tha: Jam bërë xhunub e nuk ka ujë (për pastrim). Pejgamberi ﷺ i tha: “Shfrytëzoje dheun, se ai të mjafton.”
Vazhduan rrugën. Disa filluan të ankoheshin te Pejgamberi ﷺ se ishin etur. Ai u ndal dhe thirri një person (të cilit Ebu Rexhai ia përmendi emrin, por Aufi e kishte harruar) së bashku me Aliun‎‎ e u tha: “Dilni dhe kërkoni ujë.”U nisën dhe, në rrugë e sipër, takuan një grua të hipur në deve, e cila kishte dy kacekë me ujë.

– Prej nga ky ujë? – e pyetën.

– Është nga (një vend në një) largësi sa të udhëtosh një ditë e një natë, ndërkohë ka njerëz që më presin për këtë ujë, – tha ajo.

– Atëherë eja me ne, – i thanë ata.

– Ku? – pyeti ajo!

– Tek i Dërguari i Allahut ﷺ.

– Tek ai për të cilin thonë se e ka ndërruar fenë? – pyeti ajo.

– Pikërisht, prandaj eja me ne, – i thanë.

E sollën te Pejgamberi ﷺ dhe i treguan për ndodhinë. E zbritën nga deveja, e Pejgamberi ﷺ kërkoi një enë, të cilën e mbushi me ujë nga kacekët e saj, pastaj ia lidhi grykat dhe i zgjidhi qepat. Pastaj, njerëzit u thirrën që të pinë. Piu kush piu e mori kush mori ujë dhe, në fund, ia mbushën një enë me ujë edhe atij që ishte bërë xhunub, të cilit Pejgamberi ﷺ i tha: “Merre dhe pastrohu me të.”

Gruaja qëndronte duke shikuar çfarë po ndodhte me ujin e saj. Betohem në Allahun se, edhe pse iu mor ujë nga enët, ato dukeshin më të fryra se në fillim.

Pejgamberi ﷺ tha: “Tubojani pak ushqim.” Njerëzit filluan të tubojnë ushqime nga më të ndryshmet: hurma, miell, qull dhe disa ushqime të tjera e ia vendosën në një bohçe dhe ia ngarkuan mbi deve. Bohçen e vendosën para saj. Pejgamberi ﷺ iu drejtua: “Dije mirë se, nuk ta kemi harxhuar ujin, ndërkohë ne na ka furnizuar Allahu.”

Ajo u kthye te familja e vet, të cilët po e prisnin dhe e pyetën: Përse u vonove, oj filane?
Ajo tha: Për çudi, më takuan dy burra dhe më dërguan tek ai njeriu, për të cilin thonë se e ka ndërruar fenë dhe veproi kështu e ashtu.

Betohem në Allahun se ai, ose është më magjistari ndër të gjithë njerëzit që ndodhen mes qiellit e Tokës, – bëri me gishta drejt Tokës dhe qiellit, – ose me të vërtetë është i Dërguari i Allahut.

Që nga ajo ditë, sa herë që muslimanët i dërgonin ekspeditat tek idhujtarët e asaj krahine, kujdeseshin që të mos e goditnin lagjen e kësaj gruaje. Një ditë ajo iu drejtua popullit të vet: Më duket se këta njerëz po ju kursejnë qëllimisht, kështu që, a nuk po mendoni ta pranoni Islamin? Ata e dëgjuan fjalën e saj, andaj e pranuan Islamin.

Buhariu, nr. 344
Suad Shabani