E jashtëzakonshme, Adem Mikullovci dha shfaqje para familjes dhe vdiq në krahët e bashkëshortes

HomeLajme

E jashtëzakonshme, Adem Mikullovci dha shfaqje para familjes dhe vdiq në krahët e bashkëshortes

Adem Mikullovci aktor i njohur dhe ish-deputet, është varrosur sot në Prishtinë. Ai vdiq në moshën 81 vjeçare. Për shkak të pandemisë COVID-19, num

Urgjente! Ju lutem sa me shume shperndaheni!
Avokatët amerikanë do të padisin Kinën me disa trilionë dollarë për dëmin ekonomik të shkaktuar nga COVID-19
Vdes nga koronavirusi nëna e mjekut të njohur të Drenicës, ish-kandidati për deputet të PDK-së

Adem Mikullovci aktor i njohur dhe ish-deputet, është varrosur sot në Prishtinë. Ai vdiq në moshën 81 vjeçare. Për shkak të pandemisë COVID-19, num

Adem Mikullovci aktor i njohur dhe ish-deputet, është varrosur sot në Prishtinë. Ai vdiq në moshën 81 vjeçare.

Për shkak të pandemisë COVID-19, numri i pjesëmarrësve në varrim ishte i vogël, por që nuk munguan bashkëpunëtorët e tij, nga aktrimi e politika, të cilët u panë shumë të mërzitur.

Lumnije Mikullovci, bashkëshortja e Ademit, tha se i ndjeri mbrëmë e ka luajtur një shfaqje në banesën e tij, por që më vonë iu përkeqësua gjendja e tij shëndetësore, ku si pasojë ka ndërruar jetë.

“Mbrëmë e ka luajtur një shfaqje për neve dhe pas asaj, më ka thënë, ‘Lume nuk jam mirë, dhe unë i kam thënë se je mirë. E ke kaluar sfida edhe më të rënda por që vërtetë ai nuk ishte mirë dhe më ka rënë në supin tim dhe ka vdekur”, tha ajo.
Gjithashtu u tha se për shkak të pandemisë nuk do të mbahet e pame në familjen Mikullovci.

Mikullovci, ishte njëri ndër aktorët më të njohur të Kosovës. Përveç aktrimit ai u mor edhe më politikë. Ai ishte delegatë i Kuvendit të Kaçanikut, dhe po ashtu deputetë në Kuvendit e Kosovës në legjislaturën e fundit.

Me rastin e vdekjes së tij, kontributi i Mikullovcit, u vlerësua lartë si në fushën e kinematografisë, ashtu edhe në atë të çështjes kombëtare.