Edhe 207 raste me COVID-19 në Kosovë

Home

Edhe 207 raste me COVID-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njofton se të enjten janë testuar gjithsej 401 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakte

KUR VDES BESIMTARI QAJNË QIELLI E TOKA
E PYETA FENË TIME
Zeka: Kjo Qeveri erdhi me mashtrime e abuzime, dhe me to po shkon

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njofton se të enjten janë testuar gjithsej 401 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 207 raste pozitive.

Po ashtu janë shëruar 32 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.095 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.118.

Ndërkohë është njoftuar nga IKSHPK-ja për tetë të vdekur në 24 orët e fundit, duke çuar në 94 numrin e përgjithshëm të viktimave nga virusi.

Numri total i rasteve pozitive është 4.307 raste nga 26.916 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Rastet pozitive sipas komunave:

Komuna Prishtinë 77 raste;
Komuna Gjilan 27 raste;
Komuna Prizren 22 raste;
Komuna Fushë Kosovë 11 raste;
Komuna Lipjan 9 raste;
Komuna Gjakovë 8 raste;
Komuna Skenderaj 7 raste;
Komuna Pejë 5 raste;
Komuna Rahovec 5 raste;
Komuna Vushtrri 4 raste;
Komuna Viti 4 raste;
Komuna Klinë 4 raste;
Komuna Kamenicë 4 raste;
Komuna Mitrovicë 3 raste;
Komuna Obiliq 3 raste;
Komuna Podujevë 3 raste;
Komuna Drenas 2 raste;
Komuna Kllokot 2 raste;
Dhe me nga 1 rast komunat: Deçan, Dragash, Kaçanik, Ferizaj, Graçanicë, Malishevë dhe Shtime.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0