Emocionuese: 7 vjeçarja nga Malisheva përshëndetet me shoqërinë, merr rrugën e mërgimit

HomeLajme

Emocionuese: 7 vjeçarja nga Malisheva përshëndetet me shoqërinë, merr rrugën e mërgimit

Emocionuese: 7 vjeçarja nga Malisheva përshëndetet me shoqërinë, merr rrugën e mërgimit tvprizreni by tvprizreni March 11, 2021 Emocionuese: 7 vjeça

Edhe Ferizaj futet në karantinë
Mbi 20 mijë njerëz të vdekur në SHBA, gjendja në Itali dhe Spanjë po qetësohet
Hoti për reagimin e Thaçit: Është humbje kohe të merrem me deklarime të pabaza e të paqena

Emocionuese: 7 vjeçarja nga Malisheva përshëndetet me shoqërinë, merr rrugën e mërgimit
tvprizreni by tvprizreni March 11, 2021
Emocionuese: 7 vjeçarja nga Malisheva përshëndetet me shoqërinë, merr rrugën e mërgimit
0
SHARES
Shumë familje në Kosovë pa ndonjë zgjidhje tjetër marrin rrugën e gurbetit duke kthyer kokën pas me mall për atdheun.

E këtij fati nuk i shpëtoi as 7 vjeçarja, Alea Bytyçi, nga Malisheva, shkruan TV Prizreni.

Të mërzitur për largimin e Aleas nga Kosova ishin stafi i shkollës.

“Stafi i shkollës përshëndeten Alean dhe i uruan shëndet, fat dhe suksese në jetën e saj të cilën do ta vazhdoj në Itali, gjithashtu falenderoj edhe familjarët z. Bedri R Bytyçi me familje për dhuratat dhe respektin ndaj nxënësve, mësuesve dhe drejtorit të shkollës! Urojmë që nuk do të kemi më largim të nxënësve dhe familjarëve për në mërgim, ata meritojnë të shkollohen dhe punojnë në vendin e tyre”, thanë nga stafi i shkollës përmes një shkrimi në facebook.

E gjithashtu nga ky largim u mërzit edhe xhaxhai i Aleas.

“Erdhi edhe kjo ditë, bre mos ardhtë më kurrë për askë! Ajo që pritej për disa vite, sot u bë realitet, një familje i nxorri rrënjët nga vendlindja, nga atdheu, nga Kosova, për të lëshuar rrënjë diku tjetër! Dje, ishte dita e fundit në shkollë për Alenë. Mu atëherë kur shoqëria në bankat e shkollës filloi të merr kuptim, ajo u dha të fundit përqafim! Ahhh sikur ta kuptonte se ishte takimi i fundit me shoqet e shokët e shkollës, sikur ta kuptonte se për të tanimë po fillon një rrugëtim i ri, sikur ta kuptonte se nga sot, duhet të filloi një shoqëri të re ku asgjë nuk kanë të përbashkët!”, u shpreh xhaxhai i vogëlushes 7 vjeçare, njofton TV Prizreni.

Alea është 7 vjeçe dhe deri tani ka jetuar në fshatin Shkozë të Malishevës. Ajo ka ndjekur mësimet në shkollën “Salih Bytyqi” në Shkozë.

Alea dje u përshëndet me shokët e shoqet e klasës. E sot ajo mori rrugën e mërgimit për në Itali./tvprizreni.net/