Fli e qete Elia!

Home

Fli e qete Elia!

Fli e qete Elia! U befsh vajze e madhe dhe kurre mos pafsh semundje me ne trupin tend. Gjerat jane me rrisk, po po. Mjeket i kishin thene Erionin bab

Ae dini se kush eshte njeriu i lumtur?
Një herë dëgjova një të moshuar duke treguar një shembull në formë dialogu…
Kush është njeriu më i dashur te Allahu?

Fli e qete Elia!
U befsh vajze e madhe dhe kurre mos pafsh semundje me ne trupin tend. Gjerat jane me rrisk, po po. Mjeket i kishin thene Erionin babait te Elias qe ju nuk duhet te beni femije pasi bashkeshortja e saj ishte e semure. Por a ka pengese ta ndaloje nje vajze, nje bashkeshorte te behet nene? E cfare eshte jeta e saj nese nuk arrin te behet nene? Motivi per tu bere nene solli ne jete Elian si te vetmen mundesi per ta thirrur nene. Por ajo nuk e dinte se fryti i saj, ishte e semure. Ata nuk thane e duam djale apo vajze iu gezuan faktit qe Zoti iu dha nje femije. “Nuk dime si t’ia themi nenes qe Elia eshte me Spina Bifida Aperte” – thoshte Erioni. Filloi ta shikonte vajzen e saj gjithmone e me rralle derisa pas 10 ditesh u detyruan t’ia thonin lajmin e keq. Nje histori qe na preku shume, jeta e nje bebi, por edhe e dy prinderve qe nuk mund te kishin me asnje mundesi per te patur femije, kishin rrezikuar jeten tyre ( nenes) per te patur Elian. Lotet i rridhnin natyrshem, e fjalet humbnin sepse dhimbja ia kishte c’orientuar mendjen.

“Me shpetoni femijen” ishin fjalet qe perseriste nena Elias. Erioni, babai i Elias gjeti nje spital ne Münich, per hir te vertetes pas nje kontrolli qe ne beme rezultoi nje nga klinikat me te mira e te specislizuara per kete semundje. U interesuam dhe ne kohe rekord sistemuam edhe avionin privat sanitar. Nese doni te dini gjendjen financiare? Ata flinin moter ( halla e Elias) e vella ( babai Elias) ne nje makine te vogel jasht. Folem me hallen dhe na tha nuk kane as pashaportat, duheshin urgjent. Mjeket gjermane i trembeshin ndonje infeksioni dhe nxitnin qe Elia nje ore e me pare duhet te shkonte ne Gjermani. Semundja, sakrificat, lodhja, i kishin bere qe as leke per pashaportat nuk kishin me.

U pajisen per 24 ore me pashaporta, Elia flinte gjume dhe as nuk e dinte qe do i duhej te udhtonte drejt Mynihut. Shqiptaret brenda nje nate, pikerisht ne Naten e Kadrit i plotesojne shumen prej 40 mij eurosh dhe as kete Elia nuk e dinte. Udhetoi vogelushja e qete drejt Gjermanise me avionin sanitar nen kujdesin e mjekeve shoqerues te huaj. Tensioni tek ne sa vinte e rritej, ishte bere nje sakrifice e madhe dhe ajo urgjent kishte hyre ne sallen s operacionit. Kur mjeku Bavarez doli nga salla dhe dha lajmin e madh se cdo gje shkoi shume mire dhe lajmi “fluturoi” drejt nesh, u gezuam si femije.

Nje gezim dhe nuk eshte turp ta themi edhe lot gezimi. Interesante Elian nuk e njihnim, as prinderit e saj, por jeta e saj vlente shume, se eshte jeta e nje motre te vogel qe Zoti ia beri rrisk te jetonte. Ju kerkoj ndjese se u zgjata, por kemi patur edhe raste qe jemi perlotur, kemi shtrenguar grushtet, se jeta eshte nje beteje, por Elia vetem 14 diteshe si nje engjell i vogel, sot flen e qete. Mamaja e saj e veshtron tashme e qete sic eshte ne foto, e ne themi fli e qete Elia, te rritesh e shendetshme, se shqiptaret jane te mire e me zemer te madhe. Sot te perkedhelim te gjithe nga larg. Falenderojme Zotin qe i dha sukses gjithckaje, se pa Te asgje nuk do te ishte e mundur…

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0