Fluks i qytetarëve për pushime në Shqipëri, mjekët e kanë të pamundur të kontrollojnë të gjithë për COVID-19

Home

Fluks i qytetarëve për pushime në Shqipëri, mjekët e kanë të pamundur të kontrollojnë të gjithë për COVID-19

Muaji korrik ka sjell edhe një fluks të qytetarëve të Kosovës që vizitojnë bregdetin shqiptar për pushime. Por, ky numër aq i madh duket se sjell t

Shkencëtarët britanikë: Origjina e shpërthimit të coronavirusit është në një vend tjetër dhe ka një datë tjetër
Realizohet fluturimi i parë në aeroportin e Prishtinës
Kjo është përgjigja e Vetëvendosjes, pas letrës së tretë të Thaçit dërguar Albin Kurtit

Muaji korrik ka sjell edhe një fluks të qytetarëve të Kosovës që vizitojnë bregdetin shqiptar për pushime.

Por, ky numër aq i madh duket se sjell telashe edhe për ekipet mjekësore që bëjnë kontrollimin për COVID-19.

Ata thuajse e kanë të pamundur që në një fluks brenda ditësh prej 6 mijë personash ta bëjnë matjen e temperaturës dhe ekzaminimet e tjera që parashihet në pika kufitare.

Për këtë arsye drejtori rajonal i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike Fadil Kryeziu, tha për Klan Kosova se kjo mënyrë e kontrolles e ka humbur kuptimin.

Kryeziu tha se duhet të gjendet një metodë e re.

“Edhe kur testohen nuk na informojmë. Më shqetësues është numri i madh që shkojnë tutje, edhe e bartin edhe e sjellin në anën e kundërt infeksionin. Ne kemi ekip mjekësor që monitorojnë 24 orë, sidomos rastet që vijnë, por është e pamundur teknikisht që të depistohen rastet kur brenda një periudhe të shkurtër kalojnë 6 mijë persona. Për këtë arsye do të ishte më mirë të merren masa të tjera shtrënguese, pse jo edhe te heqja e ekipeve mjekësore por të ndiqen rastet, prej rastit në rast, që të kontrollojmë rastet e infeksionit”.

Një numër i madh i pushuesve që iu është drejtuar pikave kufitare me Shqipërinë është vërejtur edhe këtë vikend.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0