“Fshati i borës” në Kosovë, për ata që e duan natyrën dhe ajrin e pastër

HomeLajme

“Fshati i borës” në Kosovë, për ata që e duan natyrën dhe ajrin e pastër

Kur përmendet Vushtrria nuk është se na shkon mendja në fshatrat përreth dhe bukuritë e tyre. Po, vetëm 13 kilometra larg qytetit, në një lartësi mbid

Mediat serbe: Putini anuloi vizitën në Serbi, shkaku i afrimit të shtetit serb me SHBA-të
Do qani ! 18-vjeçari nga Tropoja kurseu çdo ditë Iekët e byrekut për të bIerë kostumin e maturës?
E marta shqetësuese në Kosovë, rrugët plot, marketet e mbushura dhe radhët e gjata nëpër banka

Kur përmendet Vushtrria nuk është se na shkon mendja në fshatrat përreth dhe bukuritë e tyre. Po, vetëm 13 kilometra larg qytetit, në një lartësi mbidetare prej 1040 metrash, me rrugë gjarpërore dhe nga dy anët me male, gjendet fshati Skromë.

Pamja e tij e mrekullueshme, që kishte marrë tani nga bora që ka rënë, e bën edhe më unik. Mure të vjetra, e disa shtëpi me shumë pak banor në to, e karakterizojnë këtë vend.

“Edhe pse gjatë luftës së fundit në vendin tonë, i gjithë është djegur, ai është ripunuar nga banorët, me shumë dashuri për këtë vend. Edhe pse për shkak të vështirësive që i sjell dimri, rruga bëhet e pakalueshme, shumica prej tyre e kanë braktisur këtë vend malor ata prapë vinë shpesh ta vizitojnë, e madje shumë prej tyre kanë filluar dhe të ndërtojnë shtëpi pushimi”, thotë Murat Ademi.

“Fshati Skromë gjendet 13 kilometra larg komunës së Vushtrrisë, në afërsi me Shalën e Bajgores. Fshati ka një pamje të mahnitshme, këtë mund ta dokumentojnë kthimet e bashkëfshatarëve për të ndërtuar shtëpi pushimi këtu. Ka një bukuri të veçantë për të gjithë vizitorët”.

Ademi është lindur, rritur dhe tashmë ka 70 vjet në këtë fshat. Mban mend që gjatë kohës kur i është dashur të shkojë në shkollë, gjithë këtë rrugë e ka bërë në këmbë.

Ka ecur mbi 4 orë në ditë, nga dashuria që kishte për shkollën dhe përkushtimi të mos mungonte në asnjë orë.

“Unë kom lind në këtë fshat dhe kom jetu për 70 vite këtu. Edhe pse kanë qenë kushtet shumë të vështira, kemi pas një harmoni mes vete i gjithë fshati që nga baballarët tanë, e kjo na ka mbet dhe neve… Gjate kohës sa kam qenë në shkollë, gjithë këtë rrugë e kemi kalu në këmbë, ku kemi bo rreth 2 orë e gjysmë në këmbë në njërën rrugë dhe njëjtë kur jemi kthy”…

I tërë fshati është marrë me blegtori, e madje edhe sot është blegtoria ajo që i lidh me të kaluarën. Murat Ademi ka thënë që toka është shumë e përshtatshme edhe për kultivimin e gjitha llojeve të bimëve, perimeve dhe pemëve.

“Më shumë jemi marr me blegtori, bujqësi dhe kjo ka vazhdu edhe ditët e sotme. E madje edhe ata që e kanë lshu fshatin, vinë me punu tokën, pasi është shumë e përshtatshme”.

ky fshat i bukur, i vjetër është një vend shumë atraktiv, për të gjithë ata që duan natyrën, qetësinë, ajrin e pastër, mund të shkojnë ta vizitojnë dhe kënaqen me pamjen. /RTVDukagjini/Telegrafi/