Gjermania i dërgon Kinës faturë 149 miliardë euro për “dëmet e koronavirusit”

HomeLajme

Gjermania i dërgon Kinës faturë 149 miliardë euro për “dëmet e koronavirusit”

Gjermania ka tronditur Kinën, fill pasi u bashkua me Britaninë e Madhe, Francën dhe Sh.B.A në një “sulm” të pazakontë, ku Berlini shfaqi zemërimin e t

Pas deklaratave të ministrit serb, Rama: Çlirimtarët janë në Kosovë, vrasësit janë në Beograd
Kadri Veselit i konfirmohet aktakuza nga Specialja
Po rrënohet historia, kullat e Jasharëve rrezikojnë të shemben

Gjermania ka tronditur Kinën, fill pasi u bashkua me Britaninë e Madhe, Francën dhe Sh.B.A në një “sulm” të pazakontë, ku Berlini shfaqi zemërimin e tij ndaj Pekinit sa i takon pandemisë globale dhe madje i faturoi një shumë prej 149 miliardë euro.

Sipas Gjermanisë, Kina i detyrohet 149 miliardë euro dëmshpërblim prej ndikimit dhe pasojave që po solli dhe po sjell Covid-19. Këto zhvillime vijnë pas akuzave se Pekini po mbulon shkallën e krizës së shkaktuar nga koronavirusi, në një kohë kur burimi i shpërthimit mbetet një mister.

Të shtunën, Donald Trump paralajmëroi se Kina do të përballet me pasoja nëse ajo rezulton “me vetëdije përgjegjëse” për lëshimin e pandemisë së koronavirusit. Presidenti Trump u tha gazetarëve:

“Koronavirusi mund të ishte ndaluar në Kinë, por tani e gjithë bota po vuan.”/tch

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0