Gjermania pritet të lehtësojë rregullat e lëvizjes nga 3 maji

HomeLajme

Gjermania pritet të lehtësojë rregullat e lëvizjes nga 3 maji

Përderisa Danimarka fillon me rihapjen e shkollave për nxënësit nën moshën 11 vjeçare, kancelarja gjermane Angela Merkel ka vendosur të zhvillojë bise

Trump refuzon ende ta pranojë humbjen, por jep pak shenjë
Ministrave të jashtëm të Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës, Cakaj u kërkon ta njohin Kosovën
Kryetari i Ferizajt: 35 rastet e reja me Covid-19 janë familjarë të të punësuarve në Bondsteel

Përderisa Danimarka fillon me rihapjen e shkollave për nxënësit nën moshën 11 vjeçare, kancelarja gjermane Angela Merkel ka vendosur të zhvillojë bisedime me drejtuesit e 16 shteteve të vendit se kur të pushojnë kufizimet e koronavirusit.

Sipas mediave gjermane, qeveria federale në Berlin dëshiron që kufizimet në lëvizje të zgjasin së paku deri më 3 maj, megjithëse disa dyqane do të jenë në gjendje të rihapen sipas rregullave të rrepta nga 20 prilli.

Gjermania nuk është goditur aq keq sa vendet e tjera në Evropën Perëndimore, me 3,254 vdekje të regjistruara nga instituti i shëndetit publik RKI, përfshirë 285 në 24 orët e fundit.

Austria lejoi të hapen disa dyqane të martën dhe Gjermania mund të bëjë të njëjtën gjë, transmeton Klan Kosova.

Kriza zhyti ekonominë e Gjermanisë në recesion muajin e kaluar.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0