Gruaja që është martuar dy herë në dynja, me cilin burrë do jetë në botën tjetër?

HomePyetje

Gruaja që është martuar dy herë në dynja, me cilin burrë do jetë në botën tjetër?

Pyetje: Gruaja që është martuar dy herë në dynja, a do të ketë mundësinë për të zgjedhur me cilin bashkëshort do të jetë apo qysh do të jetë puna e sa

A ka ndonjë vlerë të veçantë ai që vdes në ditën e premte?!
A lejohet t’i them shqip suret kuranore në namaz dhe lutjet nga suneti?
Sa Ramazan agjëroi Profeti alejhi selam?

Pyetje: Gruaja që është martuar dy herë në dynja, a do të ketë mundësinë për të zgjedhur me cilin bashkëshort do të jetë apo qysh do të jetë puna e saj në xhenet?

Përgjigje:

Gruaja burri i së cilës ka vdekur dhe ajo është martuar pas tij, do të jetë me burrin e fundit që është martuar, mbështetur në fjalën e të Dërguarit salallahu alejhi ue selem: “Gruaja është e burrit të fundit.”

Dhe fjala e Hudhejfes, radijAllahu anhu, drejtuar gruas së tij: “Nëse do të jesh grua e imja në xhenet, mos u marto më pas, ngase gruaja në xhenet do të jetë më burrin e fundit që e ka martuar në dynja, për atë Allahu ka ndaluar që gratë e të Dërguarit të martohen pas vdekjes së tij, ngase ato do jenë gratë e tij në xhenet.”

Sulejman ibn Salih Harashi

Burimi: albislam.com

Përktheu: Shpend Zeneli

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0