Hoti e emëron Skënder Hysenin koordinator të bisedimeve me Serbinë pas takimit me partitë

HomeLajme

Hoti e emëron Skënder Hysenin koordinator të bisedimeve me Serbinë pas takimit me partitë

Kryeministri Avdullah Hoti ka emëruar Skender Hysenin Koordinator Shtetëror për Dialog, njofton Zyra e Kryeministrit. “Duke u bazuar në platformën

96 policë në kërkim të Besnik Osmanit, s’gjejnë asnjë gjurmë të tij
Grenell: I japim mbështetje Bashkimit Evropian për takimet e korrikut, t’i hiqen vizat Kosovës
Informacione të cilat duhet ti dije çdo Mërgimtarë që kalon tranzit Serbinë

Kryeministri Avdullah Hoti ka emëruar Skender Hysenin Koordinator Shtetëror për Dialog, njofton Zyra e Kryeministrit.

“Duke u bazuar në platformën e Qeverisë së Republikës së Kosovës për dialogun me Serbinë, në mbështetje të vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës të datës 1 korrik 2020, me qëllim të organizimit dhe të bashkërendimit institucional dhe ndërkombëtar të këtij procesi, kryeministri Avdullah Hoti sot ka emëruar z. Skender Hysenin Koordinator Shtetëror për Dialog”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

Më 1 korrik në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës ishte vendosur për themelimin e Këshillit të Ekspertëve për dialog me Serbinë në kuadër të zyrës së Kryeministrit.

Këshillin e Ekspertëve do ta udhëheqë Koordinatori Shtetëror për Dialogun me Serbinë.

Udhëheqës i Këshillit të Ekspertëve pas emërimit nga kryeministrit Hoti do të jetë Skender Hyseni i cili do jetë njëkohësisht edhe këshilltar i kryeministrit.

Skender Hyseni pritet që pasnesër të udhëtojë për në Bruksel për të vazhduar dialogun me Serbinë në nivelin e ekspertëve. /GazetaExpress/

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0