Hoti e pranon se qeveria po dështon në menaxhimin e pandemisë, paralajmëron “situatë dëshpëruese”

HomeLajme

Hoti e pranon se qeveria po dështon në menaxhimin e pandemisë, paralajmëron “situatë dëshpëruese”

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka dhënë alarmin sa i përket situatës me COVID-19 në vendin tonë. Me anë të një postimi në Facebook, Hoti ka

Pas heqjes së reciprocitetit kamioni i parë me targa të Serbisë futet në Kosovë
Një lagje e plotë me shtëpi! Humanisti Halil Kastrati jep lajmin e madh
Pasojat e shiut, rrëshqet një pjesë e rrugës në Kolovicë (VIDEO)

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka dhënë alarmin sa i përket situatës me COVID-19 në vendin tonë.

Me anë të një postimi në Facebook, Hoti ka thënë se numri i rasteve të infektimeve mbetet i lartë, dhe rastet me fatalitet janë të shumta dhe të dhimbshme, shkruan lajmi.net.

Ai tutje ka shtuar se masat kufizuese duhet të respektohen detyrimisht.

“Duhet vetëdijesim i lartë për të ruajtur shëndetin publik, ndryshe do të përballemi me situatë dëshpëruese”, ka shkruar Hoti.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Situata epidemiologjike në Kosovë është e rëndë. Numri i rasteve të infektuara mbetet i lartë, rastet e vdekjeve janë të shumta dhe të dhembshme.

Masat kufizuese DUHET të respektohen DETYRIMISHT. Inspektorati dhe policia janë në shërbim 24 orë pa pushim. Mjekët, infermierët dhe stafi mbështetës janë të sfilitur, por në ballë të detyrës dhe në rrezik permanent për jetën e tyre.

Megjithatë, beteja me këtë pandemi nuk fitohet vetëm nga mjekët, infermierët, policia dhe inspektorati. Kjo është betejë e të gjithëve neve, e secilit qytetar.

Duhet vetëdijesim i lartë për të ruajtur shëndetin publik, ndryshe do të përballemi me situatë dëshpëruese.

Duhet të gjejmë kurajo për fëmijët tanë, që duhet të fillojnë mësimin së shpejti, si dhe për prindërit tanë që po vuajnë më së shumti.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0