Jashari: Ajo që duhet të ndryshojë Kushtetutën është Serbia, duhet dhënë përgjegjësi për të pagjeturit

HomeLajme

Jashari: Ajo që duhet të ndryshojë Kushtetutën është Serbia, duhet dhënë përgjegjësi për të pagjeturit

Bekim Jashari, kryetari i Komunës së Skenderajt, ka thënë se në asnjë mënyrë dhe për asnjë çmim nuk duhet dhe nuk mund të ndryshohet Kushtetuta e Koso

Njofton Thaçi: Javën tjetër hapat e fundit drejt një qeverie të re
“Në tri ditët e ardhshme presidenti i jep mandatin LDK-së, Qeverinë e re e kemi javën e parë të majit”
Pamje të rralla: Presidenti Rugova duke kaluar në këmbë tek Ura e Ibrit në Mitrovicë

Bekim Jashari, kryetari i Komunës së Skenderajt, ka thënë se në asnjë mënyrë dhe për asnjë çmim nuk duhet dhe nuk mund të ndryshohet Kushtetuta e Kosovës, në emër të arritjes së marrëveshjes përfundimtare me Serbinë.

“Shteti ynë ka bërë vazhdimisht kompromise të dhimbshme në emër të arritjes së marrëveshjeve me Serbinë, duke përfshirë diskriminimin pozitiv të pakicës serbe në Kosovë dhe votimin e dyfishtë për çështje substanciale si pjesë e kushtetutës sonë”.

“Ajo që duhet të ndryshojë kushtetutën është Serbia, e cila përveç kësaj duhet dhënë përgjegjësi për të pagjeturit, viktimat e luftës, gjenocidin mbi popullatën e pafajshme dhe dëmet materiale të shkaktuara në luftën e fundit në Kosovë”.

Jashari ka thënë se Kushtetuta e shtetit tonë duhet të ndryshohet vetëm për të hequr votimin e dyfishtë, siç e quan ai derivat të pakos të Ahtisarit dhe i cili sipas tij pengon të ardhmen dhe zhvillimin e shtetit.

“Udhëheqësit tonë shtetërorë duhet t’ia bëjnë me dije faktorit ndërkombëtar që shteti ynë nuk ka për të bërë më kompromise dhe se jemi shteti më i avancuar në Ballkan sa i përket respektimit të të drejtave të pakicave”.

Është koha e fundit që spektri politik në vend të jenë të bashkuar dhe të unifikuar të mbrojmë shtetin tonë nga çdo tendencë që mund të vijë për ta futur atë në negociata e kompromise të dhimbshme”.

“Çdo veprim i sotëm i udhëheqësve tanë duhet të jetë konform Kushtetutës dhe duke mos prekur në asnjë mënyrë shtetësinë, sovranitetin dhe territorialitetin e shtetit tonë”, ka shkruar Jashari në rrjetin social Facebook.