Kosova sonte kërkon ta shkruajë historinë?!

HomeLajme

Kosova sonte kërkon ta shkruajë historinë?!

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll sonte me fillim nga ora 20:45 në Shkup do të përballet me Maqedoninë e Veriut në kuadër të playoff-it në Ligën e Ko

Prej 5 vitesh në zbrazëtinë e heshtjes! Falë shqiptarëve, Rubini dëgjon dhe mëson të flasë
Nëse nuk u kanë dalë ende paratë nga Pakoja Emergjente, telefononi në këtë numër
Ramazani, muaji i edukimit

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll sonte me fillim nga ora 20:45 në Shkup do të përballet me Maqedoninë e Veriut në kuadër të playoff-it në Ligën e Kombeve.

“Dardanët” në “Tose Proeski” kërkojnë ta shkruajnë historinë.!

Nëse fitojnë, djemtë e udhëhequr nga Bernard Challandes do të ndeshen në finalen e playoff-it ndaj fituesit të ndeshjes Gjerorgji-Bjellorusi për të kërkuar një biletë për Kampionatin Evropian.

Verdhekaltrit do të kenë mungesa të shumta të lojtarëve si: Muriqi, Rashica, Voca etj.

Trajneri Bernard Challandes ka thënë se situata me mungesat e shumta është e vështirë. Por, ai pret që të tejkalohen këto vështirësi.

Challandes theksoi se është e mundur që ëndrra të realizohet.?

Edhe nga kampi i Maqedonisë së Veriut kanë treguar maturi duke treguar respekt për Kosovën. Trajneri Igor Angelovski ka thënë se lojtarët e tij duhet të tregojnë respekt, sepse Kosova ka shumë kualitet në ekip.
Klankosova