Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton kësaj radhe nuk do te falet namazi i bajramit në xhamitë e Kosovës.

HomeLajme

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton kësaj radhe nuk do te falet namazi i bajramit në xhamitë e Kosovës.

Njoftim për opinion Fitër - Bajramit të dielën më 24 maj 2020 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton opinion e gjerë se dita e parë e Fit

Klinaku: Nëse EULEX nuk i ndalë sjelljet kriminale, do veprojmë me luftë si kundër Jugosllavisë
Autoritetet izraelite arrestuan imamin e Xhamisë Al-Aksa
Shefqet Krasniqi: Namazi i Bajramit të falet në distancë, e kemi sheshin dhe stadiumin si mundësi

Njoftim për opinion
Fitër – Bajramit të dielën më 24 maj 2020

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton opinion e gjerë se dita e parë e Fitër – Bajramit është të dielën më 24 maj 2020, mirëpo siç është bërë e ditur edhe më parë për shkak të Pandemisë COVID-19, kësaj radhe nuk do te falet namazi i bajramit në xhamitë e Kosovësl.
Në kohën e Fitër – Bajramit Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava do t’i drejtohet opinionit drejtpërdrejt (në kohë reale) me Mesazhin e Bajramit, por e ritheksojmë se nuk do të ketë organizim të faljes së Fitër- Bajramit.

Po ashtu njoftojmë opinionin se për shkak të Pandemisë, Myftiu Naim ef. Tërnava ka anuluar edhe pritjen tradicionale të Fitër- Bajramit .
Kryesia e Bashkërisë Islame të Kosovës edhe njëherë fton besimtarët dhe gjithë opinionin e gjerë që t’u përmbahet udhëzimeve dhe rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik për t’u mbrojtur nga Pandemia.
Gëzuar -Festën e Fitër Bajramit, shëndet e mbarësi

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0