Kufizimet lidhur me COVID-19 prekin 2.7 miliardë punonjës në të gjithë botën

HomeLajme

Kufizimet lidhur me COVID-19 prekin 2.7 miliardë punonjës në të gjithë botën

Organiata ndërkombëtare e punës (ILO) ka njoftuar se mbyllja e plotë ose e pjesshme e bizneseve për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19) prekin 81

Shtrihet dora e pajtimit, familja Peci falë gjakun për djalin që i vdiq në vendin e punës
Vetura ngec në nënkalimin e vërshuar nga të reshurat e shiut në Ferizaj?!
Shaip Kamberi vendos flamurin kombëtar në Kuvendin e Serbisë

Organiata ndërkombëtare e punës (ILO) ka njoftuar se mbyllja e plotë ose e pjesshme e bizneseve për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19) prekin 81 për qind të fuqisë punëtore në botë, gjegjësisht 2.7 miliardë punonjës, raporton Anadolu Agency (AA).

Shumë vende të botës po përpiqen të ruajnë distancën sociale dhe të marrin masa të reja për të zvogëluar shpejtësinë e përhapjes së COVID-19, për të lehtësuar sistemin shëndetësor dhe për të parandaluar humbjet e jetëve.

Mangësitë në jetën e biznesit, kufizimet e udhëtimeve, ndërprerja e arsimit dhe masat e tjera të lidhura me kuzimet e daljeve në rrugë kanë shkaktuar efekte të papritura dhe të ashpra mbi punëtorët dhe bizneset, ku disa prej tyre janë detyruar të ndalojnë aktivitetet e tyre ndësa disa të tjera kanë ndryshuar mënyrat e punës.

Në raportin e saj për COVID-19 dhe botën e biznesit, ILO tregon se efektet ekonomike të pandemisë janë më seriozët të përjetuara që nga Lufta e Dytë Botërore.

Raporti thekson se 2.7 miliardë të punësuar që korrespondojnë me 81 për qind të 3.3 miliardë punonjësve në të gjithë botën, janë të punësuar në biznese që janë detyruar të mbyllen ose që janë rekomanduar të mbyllen. Në të gjtihë botën prashikohet se 6.7 për qind e orarit të punës do të eliminohet në tremujorin e dytë të vitit.

Sipas grupeve për të ardhurat, grupi me të ardhura “të larta-të mesme” pritet të jetë grupi ku do të ulet më shumë në bazë proporcionale orari i punës ndërsa vendet që do të preken më shumë nga kjo renditen vendet arabe, evropiane dhe ato të Azisë-Paqësorit.

– Efektet e pandemisë në sektorë

Në raport vihet në dukje se efekti i pandemisë në tregun e punës ndryshon sipas sektorëve.

Sektorët që mendohen se do të kenë ndikim të ulët në veprimtarinë ekonomike të pandemisë do të jenë arsimi, shërbimet shëndetësore, shërbimet sociale, shërbimet publike, mbrojtja dhe infrastruktura, ndërsa në bujqësi pritet një ndikim në nivel të ulët-mesatar.

Derisa thuhet se nuk është ndjerë ende ndikimi ekonomik në bujqësi i cili është sektori më i madh në vendet në zhvillim, parashikohet që me masat e karantinës kanë filluar të bëhen të dukshme ndërprerjet në zinxhirin ushqimor dhe se ky efekt do të ndihet më shumë me rritjen e përhapjes së pandemisë në shtresat rurale.

Në sektorët e ndërtimit, financave, sigurimeve dhe minierave pritet një ndikim në nivel të mesëm ndërsa në sektorët e artit, argëtimit, transportit, depozitimit dhe komunikimit pritet një ndikim i mesëm-i lartë.

Sektorët që priten të preken në nivelin më të lartë renditen, sektorët e shërbimeve të akomodimit dhe ushqimit, pasurive të patundshme, aktivitetet e biznesit dhe menaxhimit si dhe sektorët në lidhje me prodhimin, tregtinë me shumicë dhe pakicë si dhe riparimi dhe mirëmbajtja e automjeteve motorike.

Në raportin ku thuhet se në të gjithë botën 1.25 miliardë punonjës punojnë në këta sektorë me rrezikun më të lartë, theksohet se kjo korrespondon me 38 për qind të të gjithë popullsisë që punon në botë.

– Shkalla e punësimit të sektorëve të rrezikuar sipas rajoneve

Derisa shkalla e punësimit të sektorët e rrezikuar është 37.5 për qind në të gjithë botën, kjo normë është më e larta në Amerikë me 43.2 për qind dhe më e ulëta në Afrikë me 26.4 për qind.

Ndërsa në anën tjetër, kryesisht në vendet me të ardhura të mesme dhe të ulëta ku norma e punësimit informal është mjaft e lartë theksohet se është e kufizuar qasja e punonjësve në shërbimet shëndetësore dhe të mbrojtjes sociale.

Afrika qëndron në plan të parë si rajoni ku punësimi informal ka normën më të lartë me 71.9 për qind. Ndërsa Evropa rajoni me nivelin më të lartë të sigurisë sociale me 84.1 për qind.

– “Masat duhet të jenë në drejtim të lehtësimit të punonjësve dhe punëdhënësve”

Në raport rekomandohet se hapat që duhen ndërmarrë për sektorët dhe vendet në zhvillim që do të preken më shumë nga pandemia duhet të jenë në drejtim për lehtësimin e punonjësve dhe punëdhënësve. Dhe, po ashtu nënvizohet se burimet publike duhet të përdoren me këtë qëllim për të nxitur bizneset që të krijojnë vende pune.

Më tej bëhet e ditur se humbjet e prodhimit si pasojë e pandemisë do të jenë afatgjata dhe efektive në vendet që janë në zhvillim për shkakun e aftësive të kufizuara në veprim që kanë këto vende në fushën financiare.

Në raport vihet theksi se parashikimi i mëparshëm global i rritjes së papunësisë globale për vitin 2020 është 25 milionë, por që nën dritën e zhvillimeve të reja mund të ndodhë që kjo të jetë më e lartë se parashikimi i bërë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0