Kurti fton shqiptarët në SHBA që ta votojnë Bidenin: E kemi një mik të vërtetë dhe aleat të dëshmuar

HomeLajme

Kurti fton shqiptarët në SHBA që ta votojnë Bidenin: E kemi një mik të vërtetë dhe aleat të dëshmuar

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, u ka bërë thirrje shqiptarëve që jetojnë në SHBA, që ta mbështesin dhe ta votojnë Joe Bidenin për president në zgje

Eurodeputetët thirrje BE-së për heqjen e vizave për Kosovën
Thaçi i dërgon letrën e tretë Kurtit, ia kërkon emrin për mandatar
Emocionon Agim Bahtiri: Ushqen nënën me duart e tij dhe ia dedikon këto fjalë!

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, u ka bërë thirrje shqiptarëve që jetojnë në SHBA, që ta mbështesin dhe ta votojnë Joe Bidenin për president në zgjedhjet presidenciale.

Kurti përmes një video-mesazhi, të cili e ka postuar në Facebook, ka thënë që Biden, që nga vitet e 90-ta, është një mbështetës i palëkundur i shqiptarëve në Ballkan.

Sipas tij, një votë për Biden, është një votë për të përforcuar vlerat e përbashkëta të drejtësisë, lirisë, vetëvendosjes dhe mundësive për të gjithë.

“Për shqiptarët në të gjithë Shtetet e Bashkuara, po ju drejtohem sot, për t’ju nxitur që të votoni për Joe Biden në zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Një votë për Joe Biden është një votë për të përforcuar vlerat e përbashkëta të drejtësisë, lirisë, vetëvendosjes dhe mundësive për të gjithë, të cilat gjithmonë kanë lidhur Shtetet e Bashkuara, Kosovën dhe diasporën shqiptare si aleatë të përkushtuar”.

“Që nga vitet e 90-ta, Joe Biden është një mbështetës i palëkundur i shqiptarëve në Ballkan. Ishte ndër të parët që denoncoi fashizmin serb në epokën e Millosheviqit; që bëri ndërhyrje amerikane në Bosnjë dhe më pas në Kosovë; që kërkoi ndjekjen penale të kriminelëve të luftës dhe që mbështeti pavarësinë dhe njohjen e Republikës së Kosovës”.

“Shqiptarët kanë një mik të vërtetë dhe alet të dëshmuar te Joe Biden. Një fitore e Biden-it do të kishte një ndikim pozitiv në të dy anët e Atlantikut. Do të sjellte vendet tona edhe më afër njëra-tjetrës në këtë kohë kritike, përderisa bota po lufton pandeminë më të keqe në më shumë se një shekull dhe përballet me kërcënime të reja ndaj të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit”, u shpreh Kurti.

Për më shumë shikoni video-mesazhin e publikuar nga Kurti: