Ky eshte bashkeshorti i mire qe duhet te martoheni

HomeHadithe

Ky eshte bashkeshorti i mire qe duhet te martoheni

Një prej dijetarëve e kanë pyetur: “Kujt t’ia japë vajzën?” I thotë: “Jepja atij që është fetar (që ka frikë Allahun), sepse nëse do ta dojë, do

Për ngjarjet që po ndodhin në kohën tonë, Profeti Islamit Muhamedi a.s para 1450 vjetësh na njoftoi…
Keto jane veprat e dashura dhe te urryera tek Allahu
Pesë kohërat kur hapen dyert e qiellit!

Një prej dijetarëve e kanë pyetur:

“Kujt t’ia japë vajzën?”

I thotë: “Jepja atij që është fetar (që ka frikë Allahun), sepse nëse do ta dojë, do ta respektojë e nëse nuk do ta dojë, nuk do t’i bëjë padrejtësi.”

Kur burri është fetar i mirë, kjo e pengon atë që t’i bëjë padrejtësi gruas së tij (në të ardhmen).

Ibn Tejmije rahimehullah ka thënë: “Atij i cili vepron mëkate haptazi (që është larg fesë), nuk lejohet t’i jepet vajza (me fe të mirë, e ndershme, e moralshme).”

Edhe për nga ana e vajzës, duhet të përzgjidhet një burrë që ka fe dhe sjellje të mirë.

Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka paralajmëruar:

“Nëse dikush, të cilin e pëlqeni në fe e moral, ua kërkon vajzën, martojeni. Në të kundërtën do të ketë kaos të madh në tokë.” Tirmidhiu.

Allahu thotë: “Jetoni e silluni mirë me to!” Nisa, 19. Kjo është porosi dhe urdhër prej Allahut. Myslimani është i obliguar që ta kalojë jetën mirë me gruan e tij. Kjo sjellje duhet të jetë ajo që është më e mira, duke përfshirë fjalë dhe veprat. Kështu, kur burri i drejtohet gruas, t’i drejtohet me fjalë të mira, me shprehje të bukura e të buta, jo me vrazhdësi dhe arrogancë. Gjithashtu, me veprime të mira e jo me ashpërsi.

Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem thotë: “Ju porosis që të silleni mirë me gratë e juaja!” do të thotë duhet të silleni mirë me to me të gjitha fjalët dhe veprat e juaja, vazhdimisht ta këshilloni porositni njëri-tjetrin për t’u sjellë mirë me gratë, duke qenë ky një lloj amaneti i përhershëm ndaj njëri-tjetrit. Ky urdhër vlen edhe më shumë në rastin kur personi e di se një burrë nuk sillet mirë me gruan e tij dhe shkon për ta këshilluar dhe porositur që të sillet mirë ngase kështu na ka porositur Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem. Nëse ne e zbatojmë këtë urdhër, edhe jeta jonë bashkëshortore do përmirësohet (e nuk do të vazhdojnë brengat, shqetësimet, mosprehja në martesë etj.).