Lajmi i Fundit: Thaçi i kërkoi zyrtarisht mandatarin për kryeministër Isa Mustafës

HomeLajme

Lajmi i Fundit: Thaçi i kërkoi zyrtarisht mandatarin për kryeministër Isa Mustafës

Zyra e Presidentit të Kosovës ka konfirmuar mbajtjen e takimit ndërmjet presidentit Hashim Thaçi dhe kreut të LDK-së, Isa Mustafa, pasditen e djeshme,

Në Klinikën Infektive 52 persona të hospitalizuar me COVID-19, dy pacientë në gjendje kritike
Moderna thotë se është arritur 100% efekti i vaksinës kundër COVID-19
Rudari apelon te qytetarët e Podujevës të shmangin daljet në parqe dhe në Liqenin e Btllavës

Zyra e Presidentit të Kosovës ka konfirmuar mbajtjen e takimit ndërmjet presidentit Hashim Thaçi dhe kreut të LDK-së, Isa Mustafa, pasditen e djeshme, ku ky i fundit i ka kumtuar presidentit se e ka siguruar shumicën e nevojshme në parlament për votimin e Qeverisë së re.

Me konfirmimin e Mustafës, presidenti i ka dorëzuar një letër ku i kërkon propozimin e mandatarit potencial për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, i cili duhet të sigurojë se do të krijojë Qeveri stabile dhe gjithëpërfshirëse.

“Në përputhje me mandatin kushtetues dhe në respektim të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, në rastin nr. K0103/14, me qëllim të shmangies së zgjedhjeve të parakohshme, ruajtjes së stabilitetit të vendit dhe në përputhje me urgjencën për t’i dhënë vendit Qeveri të re me legjitimitet nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, pas konsultimit me të gjitha partitë politike parlamentare dhe pajtimit të shumicës së tyre absolute për të formuar Qeveri të re, pas mosdërgimit të emrit të kandidatit për të formuar Qeverinë nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje përkundër 5 kërkesave nga ana e Presidentit të vendit, si dhe në përputhje me Kriteret Mbizotëruese për formimin e Qeverisë së re, pas takimit të pasdites së djeshme ku kreu i LDK-së, Mustafa ka konfirmuar se ka siguruar shumicën e mjaftueshme në Kuvend, presidenti Thaçi ka përmes një letre i ka kërkuar emrin e mandatarit potencial për formimin e Qeverisë së Kosovës”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së presidentit.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0