Lutja që i largon brengat dhe i shlyen borxhet!

Homeartikuj

Lutja që i largon brengat dhe i shlyen borxhet!

Për ata që kanë brenga, mërzi, paaftësi, përtaci, koprraci, frikë, borxhe dhe presion nga njerëzit (e sigurisht se çdonjëri prej nesh e ka ndonjëren p

Vajza jetime dhe vlera e lutjes !
Buzeqesh dhe do ndihesh shumë mirë
Ajeti i Kuranit qe duhet te lexosh 8 here ne dite qe te jeni te mbrojtur

Për ata që kanë brenga, mërzi, paaftësi, përtaci, koprraci, frikë, borxhe dhe presion nga njerëzit (e sigurisht se çdonjëri prej nesh e ka ndonjëren prej tyre), ua preferoj këtë lutje që na e tregoi i Dërguari i Allahut (alejhi salatu ve selam)!

Pejgamberi (alejhi salatu ve selam) një ditë hyri në xhami, aty e pa të ulur një burrë nga ensarët që quhej Ebu Umame dhe e pyeti:” O Ebu Umame po qëndron në xhami edhe pse nuk është koha e namazit”? Ai tha: Brengat më kanë kapluar dhe borxhet më kanë mbuluar, o i Dërguari i Allahut!

E i Dërguari i Allahut i tha:” A t’a mësoi një lutje që nëse e thua Allahu t’i largon brengat dhe borxhet?
Ai tha: Gjithsesi o i Dërguari i Allahut!

E ai i tha:” Në mëngjes dhe mbrëmje thuaj: O Allahu im! Kërkoj mbrojtjen Tënde nga brengat dhe mërzia, nga paaftësia dhe përtacia, nga koprracia dhe frika, si dhe nga zhytja në borxhe dhe shtypja e njerëzve mizorë”.

Ebu Umame tha: E thashë këtë(lutje) e Allahu m’i largoi brengat dhe borxhet! (Buhariu)