Lutjet më të rëndësishme të jetës tënde

Homeartikuj

Lutjet më të rëndësishme të jetës tënde

Lutjet më të rëndësishme të jetës tënde: “Na udhëzo në rrugën e drejtë” “Qofsha i shpëtuar nga çdo e keqe unë dhe çdo rob i Allahut i devotshëm.

Disa nga lutjet për kërkimin e fëmijëve:
Shpjegimi i ëndrrave.
Kur të të shtohen brengat dhe preokupimet, shpeshto këtë thënien

Lutjet më të rëndësishme të jetës tënde:

“Na udhëzo në rrugën e drejtë”

“Qofsha i shpëtuar nga çdo e keqe unë dhe çdo rob i Allahut i devotshëm.” Kjo lutje përfshin çdo rob të devotshëm të Allahut në qiej dhe në tokë.

“O Allah të kërkoj mbrojtje nga dënimi i Zjarrit dhe nga dënimi i varrit dhe nga sprova e jetës dhe e vdekjes dhe nga sprova e Dexh-xhalit”

O Allah më ndihmo të të përmend, të të falënderoj, dhe ta përsos adhurimin Tënd.

O Allah më ruaj nga mohimi dhe varfëria dhe nga dënimi i varrit.

A e di ç’i bashkon ato të gjitha? Janë në namaz, ose brenda ose pas tij.

Më thuaj pash Zotin tënd, si mund ta lësh pa e falur namazin?!

Emin Bilali