Macron e quan “sulm terrorist islamik” prerjen e kokës së mësuesit në Paris

HomeLajme

Macron e quan “sulm terrorist islamik” prerjen e kokës së mësuesit në Paris

Presidenti francez Emmanuel Macron ka denoncuar atë që ai e quajti “sulm terrorist islamik” kundër një mësuesi të historisë që iu pre koka në një peri

Armend Muja: Qeveria Thaçi-Hoti: Naluni se u bonët horë
Mbyllet shkolla “Pjetër Bogdani” në Prishtinë – tre mësimdhënës dhe një punëtor teknik dalin pozitivë me COVID-19
BIK-u me udhëzime për besimtarët me rastin e hapjes së xhamive

Presidenti francez Emmanuel Macron ka denoncuar atë që ai e quajti “sulm terrorist islamik” kundër një mësuesi të historisë që iu pre koka në një periferi të Parisit të premten, duke kërkuar që kombi të qëndrojë i bashkuar kundër ekstremizmit.

Mësuesi kishte diskutuar karikaturat e Profetit Muhamed me klasën e tij, thanë autoritetet. Sulmuesi i dyshuar u qëllua për vdekje nga policia pas prerjes së kokës mësuesit, njofton Klan Kosoa.

Prokurori francez i antiterrorizmit hapi një hetim në lidhje me vrasjen me një motiv të dyshuar terrorist, tha zyra e prokurorit.

Macron vizitoi shkollën ku mësuesi punonte në qytetin Conflans-Saint-Honorine dhe u takua me stafin pas vrasjes. Një reporter i Associated Press pa tre ambulanca të mbërrinin në vendin e ngjarjes dhe policinë e armatosur rëndë përreth zonës dhe furgonët e policisë që rreshtoheshin në rrugë.