Maqedonia vendos masa të reja anti-Covid

HomeLajme

Maqedonia vendos masa të reja anti-Covid

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, njoftuan sot vendimet e qeverisë për paketën e re të masav

Me këtë datë ndryshon ora, akrepat lëvizin një orë prapa
Analisti Rama ia thotë në sy Driton Selmanaj të LDK-s, JE BO DEPUTET TU I RREJT NJERZIT
Shaip Kamberi vendos flamurin kombëtar në Kuvendin e Serbisë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, njoftuan sot vendimet e qeverisë për paketën e re të masave kufizuese, duke ndjekur rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse.

“Qeveria ka vendosur që objektet hotelierike të punojnë deri në orën 18:00 dhe jo deri në orën 21:00, siç ka qenë deri tani. Masa quhet “Festoni me përgjegjësi”, ndërsa qëllimi është mbrojtja nga COVID-19”, tha Zaev, raporton Atsh.

“Masat do të jenë të vlefshme nga 18 dhjetori deri më 20 janar në mesnatë”, shtoi ai.

Nga ana e tij, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe theksoi se situata e COVID-19 në vend mbetet e qëndrueshme, por ka ende një numër të madh të infektuarish dhe pacientësh të shtruar në spital.

Duke iu referuar masave të reja kufizuese, ai bëri thirrje që të mos dilet nga shtëpitë pas orës 18:00 pa ndonjë arsye të veçantë.