Mbulohet nga uji rruga te “Kroi i Mbretit” në Komoran, vështirësohet qarkullimi

HomeLajme

Mbulohet nga uji rruga te “Kroi i Mbretit” në Komoran, vështirësohet qarkullimi

Reshjet e shiut dhe borës që po vazhdojnë të bien tash e sa ditë në vendin tonë, kanë shkaktuar probleme në disa pjesë të Kosovës. Shiu i mbrëmshëm

Masat anti-Covid, sonte nis ora policore në dhjetë komuna
Hyjnë në fuqi nga nesër, këto janë të gjitha masat e reja anti-COVID në Kosovë
Nuk ndalet avokati i VV-së, Tomë Gashi – i quan gjyqtarët e Kushtetueses kriminelë

Reshjet e shiut dhe borës që po vazhdojnë të bien tash e sa ditë në vendin tonë, kanë shkaktuar probleme në disa pjesë të Kosovës.

Shiu i mbrëmshëm që ra ka shkaktuar vërshime në rrugën magjistrale Pejë-Prishtinë, më saktësisht në Komoran te vendi i njohur si “Kroi i Mbretit”.

Nga videot që lexuesit kanë dërguar në adresë të Telegrafit, shihet se një pjesë e rrugës në këtë vend është mbuluar nga uji.

Veturat të cilat po kalojnë në atë pjesë po kanë vështirësi në qarkullim .

Duhet kujtuar se problemi i tillë në këtë pjesë paraqitet gjithmonë sa herë që ka reshje të mëdha të shiut. /Telegrafi/