Mirësjellja dhe vlera e madhe qe ka tezja

HomeHadithe

Mirësjellja dhe vlera e madhe qe ka tezja

Mirësjellja dhe respektimi i TEZES në Islam! Mirësjellja dhe respektimi i tezes, kur nuk e ke gjallë nënën tënde është prej shkaqeve të faljes së g

Cduhet të themi kur veshim rrobën?
Shoqerohu me njerezit e mire qe te ndjekin gjithmone miresite
Kush është njeriu më i dashur te Allahu?

Mirësjellja dhe respektimi i TEZES në Islam!

Mirësjellja dhe respektimi i tezes, kur nuk e ke gjallë nënën tënde është prej shkaqeve të faljes së gjunaheve.

Transmetohet prej Ibn Umerit -Allahu qoftë i kënaqur prej të dyve- se një person erdhi tek pejgamberi -paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe familjen e tij- dhe i tha:

“O i dërguari i Allahut, kam vepruar një gjunah të madh, a ka pendim për mua?

Pejgamberi -paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe familjen e tij- i tha:

“A e ke nënën (gjallë)?”

Ai u përgjigj: “Jo.”

Pejgamberi -paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe familjen e tij- i tha:

“A ke ndonjë teze (gjallë)?”

Ai u përgjigj: “Po.:

Pejgamberi -paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe familjen e tij- i tha:

“Atëherë respektoje atë.”

📚 Transmeton imam Tirmidhiu me numër hadithi 314 dhe e ka bërë SAHIH (të saktë) imam Albani -Allahu e mëshiroftë- në Sahihut Tergijb Uet Terhijb.

Brulind Callari