Nëse vepron një nga këto vepra do të futesh në xhenet

Home

Nëse vepron një nga këto vepra do të futesh në xhenet

Malik bin Merthedi transmeton nga babai i tij se ky ka thënë: Ebu Dherri , (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) ka thënë: Thashë: O i Dërguari i Allah

1 orë e gjysmë, Elvis Naci mbledh rreth 50 mijë euro për djaloshin nga Gjilani!
E konfirmuar, ngrënia e ushqimit ngadalë ju ndihmon të dobësoheni
Vjen reagimi i parë i LDK-së: Vazhdojmë…

Malik bin Merthedi transmeton nga babai i tij se ky ka thënë: Ebu Dherri , (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) ka thënë: Thashë:

O i Dërguari i Allahut!

Çfarë e shpëton robin nga zjarri? Tha:

“Besimi në Allahun”.

I thashë: O Pejgamber i Allahut! A duhet të ketë me besimin dhe vepra?

Tha: “Të japësh nga ajo që Allahu të ka furnizuar”.

Thashë: O i Dërguari i Allahut! Po nëse unë jam i varfër dhe nuk kam çfarë të jap?

Tha: “Urdhëro për të mirë dhe ndalo nga e keqja”. Thashë: O i Dërguari i Allahut!

Nëse është person që nuk di të shprehet, nuk ka mundësi të urdhërojë për të mirë dhe as të ndalojë nga e keqja?

Tha: “I bën një punim atij që nuk di ta bëjë vetë (nuk e ka atë zanat)”.

Thashë: Po nëse ai vetë nuk ka një zanat dhe nuk ka mundësi të bëjë asgjë?

Tha: “Të ndihmojë atë që i është bërë padrejtësi”.

Thashë: Po nëse ai është i dobët e nuk ka mundësi ta ndihmojë atë që i është bërë padrejtësi?

Tha: “Vallë a po kërkon që mos t’i lësh asnjë të mirë këtij personi?!

Më e pakta mos t`i bëjë keq njerëzve”.

I thashë: O i Dërguari i Allahut!

Nëse ai i përmbahet kësaj, a hyn në xhenet?

Tha: “çdo musliman i cili vepron njërën prej këtyre cilësive, vetëm se ajo vepër do e marrë prej dore deri sa ta fusë në xhenet”.
(Silsiletu Sahiha: 2669).

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0