Nëse zgjohem pas syfyrit 30 minuta, a kam agjërim?

HomePyetje

Nëse zgjohem pas syfyrit 30 minuta, a kam agjërim?

Pyetje: A bën me agjëru edhe nëse zgjohesh në syfyr 30 minuta pasi të kryhet syfyri, nëse nuk të del gjumi? Përgjigje: falënderimi i takon Allahut,

A ka ndonjë dua të posaçme për fatin e jetës?
Pse leh qeni në momentin kur thërritet ezani?
A duhet ta mbaj Kuranin në makinë?

Pyetje: A bën me agjëru edhe nëse zgjohesh në syfyr 30 minuta pasi të kryhet syfyri, nëse nuk të del gjumi?

Përgjigje: falënderimi i takon Allahut, lavdia dhe bekimi i tij qofshin mbi të Dërguarin dhe ithtarët e tij…

Të ushqyerit dhe ngritja në syfyr është një prej veprave të preferuara të agjëruesit. I Dërguari i Allahut porosiste besimtarët të zgjohen në syfyr, ta vonojnë atë deri në momentin e fundit dhe sipas mundësisë të përdoren hurmat gjatë këtij ushqimi. Mirëpo, agjërimi është në rregull edhe nëse nuk zgjohesh në syfyr, sepse siç përmenda më lartë është vepër e preferuar e jo kusht i domosdoshëm i agjërimit. Mjafton vendosmëria që ke në zemër për të agjëruar. I Dërguari ka thënë: “veprat vlerësohen sipas qëllimit.” (Buhariu)

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0