Nuk është prej nesh ai që nuk e mëshiron të voglin dhe nuk e nderon të moshuarin

Homeartikuj

Nuk është prej nesh ai që nuk e mëshiron të voglin dhe nuk e nderon të moshuarin

Ka thënë Sahabiu i nderuar, Enes i biri Malikut -Allahu qoftë i kënaqur prej tij-: “Erdhi një i moshuar (i madh në moshë) dhe donte të takonte pejg

Ajeti më madhështor në Kur’an
Një natë sa njëmijë muaj…
Çfarë do të thotë fjala Amin?

Ka thënë Sahabiu i nderuar, Enes i biri Malikut -Allahu qoftë i kënaqur prej tij-:

“Erdhi një i moshuar (i madh në moshë) dhe donte të takonte pejgamberin -paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe familjen e tij-.

Njerëzit që ishin rreth pejgamberit -paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe familjen e tij- u vonuan dhe nuk ia hapën menjëherë vendin të moshuarit.

Atëherë pejgamberi -paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe familjen e tij- tha:

“Nuk është prej nesh ai që nuk e mëshiron të voglin tonë dhe që nuk e nderon të madhin (të moshuarin) tonë”.