Osmani thotë se ajo nuk e emëroi konsullin e ri në Pragë, por Thaçi e bëri

HomeLajme

Osmani thotë se ajo nuk e emëroi konsullin e ri në Pragë, por Thaçi e bëri

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, ka thënë se emërimi i djalit të Haxhi Shalës, si konsull në Pragë nuk është bërë nga ajo. “Emëri

5 shtepi te reja i nisem ne komunen e Vushtrrise
Shërohet pacientja nga Podujeva, Dumnica dhe Llausha dalin nga karantina
Kurti fton shqiptarët në SHBA që ta votojnë Bidenin: E kemi një mik të vërtetë dhe aleat të dëshmuar

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, ka thënë se emërimi i djalit të Haxhi Shalës, si konsull në Pragë nuk është bërë nga ajo.

“Emërimi i Konsullit të Përgjithshëm në Pragë dhe emërimet e tjera që po publikohen këto ditë janë bërë nga ish-Presidenti Thaçi, e jo nga unë si ushtruese e detyrës. Përkundër kërkesës sime, deri tani as edhe një dokument i vetëm nuk më është sjellë për shqyrtim, sa i përket shërbimit diplomatik, nga ana e Qeverisë”.

Ajo ka potencuar se ky emërim ka ndodhur në kundërshtim me çdo praktikë diplomatike të vendeve demokratike, transmeton Klan Kosova.

“Nuk mund të hapen Konsullata të Përgjithshme në të njëjtin qytet ku kemi edhe Ambasadë. Fatkeqësisht, ky nuk është rasti i vetëm. Është praktikë e mbrapshtë, të cilën duhet ta kthejmë mbarë. Prandaj ato dekrete do të shfuqizohen”, ka shkruar Osmani në rrjetin social Facebook.