Pas arrestimit të Gucatit, veteranët bllokojnë rrugën dhe gjuajnë me shishe pjesëtarë e EULEX-it

HomeLajme

Pas arrestimit të Gucatit, veteranët bllokojnë rrugën dhe gjuajnë me shishe pjesëtarë e EULEX-it

Dhjetëra veteranë e kanë bllokuar rrugën “UÇK”, për disa minuta në shenjë revolte për arrestimin e kryetarit të Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, H

Tërmet në Shqipëri, ja sa ballë ishte
Hoxhë Shefqet Krasniqi : Albin Kurti herdo kurdo, do të jetë Kryeministër i Kosovës ose President. (VIDEO)
COVID-19 në botë, 100 mijë raste të reja gjatë ditës së fundit

Dhjetëra veteranë e kanë bllokuar rrugën “UÇK”, për disa minuta në shenjë revolte për arrestimin e kryetarit të Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Hysni Gucati.

Ata kanë gjuajtur me shishe pjesëtarët e EULEX-it, derisa këta të fundit kanë hyrë në korridoret e ndërtesës ku gjendet selia e OVL-UÇK-së.

Veterani Adem Bucolli ka thënë se luftëtarët e UÇK-së nuk kanë bërë krime.

“Nëse Gucati është kriminel edhe na jemi po ne nuk kemi bërë krime”, tha ai.

Ndërkohë, KosovaPress merr vesh se të gjithë kryetarët e degëve të organizatës së veteranëve të UÇK-së, do të nisin së shpejti një mbledhje.