Presidenti i zgjedhur. Joe Biden deklaroi të hënën, disa orë pasi Kolegji Zgjedhor bëri zyrtare fitoren e tij kundrejt presidentit, Donald Trump, se “
Presidenti i zgjedhur. Joe Biden deklaroi të hënën, disa orë pasi Kolegji Zgjedhor bëri zyrtare fitoren e tij kundrejt presidentit, Donald Trump, se “mbizotëroi shteti ligjor, Kushtetuta dhe vullneti i popullit”.
Megjithëse shteti i Hawaiit, me katër vota elektorale, nuk i ka numëruar ato, demokrati tashmë ka siguruar 302 nga 270 të nevojshmet që të shpallet president i 46 i Shteteve të Bashkuara. Trump ka arritur të fitojë 232 vota, raporton cnn.
“Flaka e demokracisë u ndez në këtë komb shumë kohë më parë. Dhe ne tani nuk e ndal asgjë, madje as një pandemi ose abuzim të pushtetit, nuk mund ta shuajnë atë flakë”, tha Biden.
Në një fjalim të hënën në mbrëmje në Delaware, Biden nisi mbrojtjen më të drejtpërdrejtë dhe të detajuar të fitores deri më tani – dhe dënoi ashpër përpjekjet flagrante të Trumpit për të ndryshuar realitetin, transmeton Telegrafi.